Katër javë deri në përmbylljen e sezonit 2025/2026 në Ligën e Parë

Sot zhvillohen dy ndeshje në kuadër të javës së XXX-të në Ligën e Parë në futbollin e Maqedonisë së Veriut. Të dy ndeshjet sot do të fillojnë prej orës 16:00. Njëra në Kratovë dhe tjera në Shkup, transmeton Portalb.mk.

Në Kratovë do të përballet Sileksi kundër Shkëndijës, ndërsa në Makedonija Gj.P. do të luajë Shkupi kundër Makedonija Gj.P.

Nesër do të luhen dy ndeshje tjera: Rabotniçki kundër Pelisterit dhe Bashkimi kundër Vardarit. Për shkak suspendimit, Bashkimi lojën si vendas do ta zhvillojë në Gostivar.

Të dielën do të luajnë edhe dy ekipe shqiptare. Struga do të përballet me AP Brerën, ndërsa Arsimi do të udhëtojë për në Tikvesh.

Kampion i Ligës së Parë në sezonin 2024/25 u shpall Shkëndija e Tetovës, ndërsa Vardari fitues i Kupës.

Në sezonin 2025/26 në Ligën e Parë luajnë Shkëndija, Struga, Shkupi, Bashkimi dhe Arsimi që u kualifikua nga Liga e Parë për herë të parë.