Joveski është optimist se nuk do të vjetrohen shumë lëndë pas ndryshimeve të Kodit Penal 

Prokurori publik republikan Lubomir Joveski është optimist se nuk do të vjetrohen numër i madh i lëndëve pas ndryshimeve të Kodit Penal, të cilët shkaktuan bujë në opinion. Thotë se Prokuroria në këtë moment nuk ka numra ose statistikë se sa lëndëve u kanoset vjetrim për shkak të ndryshimeve të KP dhe se cili do të jetë fati i një pjese të tyre, shkruan 360 Gradë, njofton Portalb.

Lidhur me vetë ndryshimet, qëndrimi i prokurorit të shtetit që ai sot e ndau në deklaratë për mediat është se ato janë miratuar në Kuvend në procedurë ligjore dhe se detyrë e Prokurorisë dhe të institucioneve tjera gjyqësore është që t’i respektojnë.

Përndryshe, siç i është bërë e ditur edhe opinionit, me ndryshimet, mes tjerash, u përfshi neni 353 për veprën keqpërdorim i pozitës zyrtare dhe autorizimeve dhe neji 354 për shoqërim kriminel, për të cilat me ndryshimet më të reja të KP-së janë zvogëluar gjobat dhe është vendosur kufi i spërm, që tërheq vjetrimin e një pjese të mirë të veprave për të cilat ndiqen të akuzuarit që i hapi Prokuroria e mëparshme Speciale Publike (PSP).

Joveski pajtohet se ndryshimet janë sjellë me procedurë të shpejtë dhe pa Prokurorinë dhe institucionet e tjera të konsultohen, por thotë se ky është vullneti i deputetëve dhe në këtë rast Prokuroria Publike është irrelevante.

“Prokuroria dhe të gjithë institucionet gjyqësore janë të obligueshme t’i respektojnë ligjet që i miraton Kuvendi. Në pjesën e miratimit të këtij Ligji (për ndryshim dhe plotësim të Kodit Penal) është e saktë se u miratua në procedurë të shpejtë, megjithatë ne si Peokueoei, dhe pa dallim se çfarë qëndrim të kemi, është irrelevant duke pasur parasysh se ky ëshzë vullneti i deputetëve. E dini, ligjet i miratojnë deputetët dhe ky Ligj është miratuar në një procedurë ligjore dhe Prokuroria nga hyrja në fuqi filloi t’i zbatojë”, deklaroi Joveski në deklaratë për mediat pas seancës së sotme të Këshillit të prokurorë publik.

Për problemet tek të cilët hasin prokuroritë pas ndryshimeve, Joveski thotë se janë në komunikim të vazhdueshëm me të gjithë prokuroritë dhe atje ku ka probleme më serioze, Prokuroria do të ndërmerr qëndrim të përbashkët.

“Ne disa herë përmes shërbimit për informim e informuam opinionin në pjesën e zbatimit të Ligjit, çfarl do të thotë ai zbatim, ku prokuroritë do të hasin në vështirësi të caktuara. Ne jemi në komunikim me të gjithë prokuroritë në bazë ditore, para së gjithash me prokuroritë supreme publike, por gjithashtu edhe Prokurorinë Publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Po i shqyrtojmë problemet të cilët paraqiten në zbatimin e këtij ligji dhe së bashku me prokurorët suprem publik, atje ku ka probleme më serioze, do të ndërmarrim qëndrim të përbashkët”, tha Joveski.

Ai thotë se nuk mund të bëhet vlerësim se si ndryshimet e KP-së do të ndikojnë në të gjithë lëndët, për shkak se, siç theksoi, çdo lëndë është e posaçme. Megjithatë, potencoi se zbatimi i tyre më së shumti është shfaqur në Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (PTHP NKOK) dhe Prokurorinë Themelore Publike Shkup.

Për shpejtësinë me të cilën janë miratuar ndryshimet, Joveski thotë se ky është rast sepse dikush në politikë ka vlerësuar se nevojitet miratim urgjent i Ligjit për ndryshim dhe plotësim të Kodit Penal.

“Qeveria në procedurë  e miratimit të ligjeve, ndërsa gjithashtu edhe Kuvendi këtë ligj nuk e dorëzoi për të marrë mendim deri te institucionet kompetente. Me siguri kanë llogaritur në urgjencën e miratimit të Ligjit. Siç dihet, ky ligj u miratua me procedurë të shkurtuar me flamur evropian, që do të thotë se dikush në politikë ka vlerësuar se nevojitet miratim urgjent i këtij ligji dhe në fakt ashtu edhe u miratua. Jo vetëm unë, por edhe më shumë prokurorë kemi vërejtje të caktuara jo vetëm në pjesën e këtij ligji, por edhe në pjesën e ligjeve tjera, por ne si institucione gjyqësore duhet t’i zbatojmë ligjet. Obligimi ynë është që të zbatohen ligjet, ndërsa procedura, qëllimi i miratimit të Ligjit, se nëse ka qenë koha adekuate për miratim, këtë e vlerëson Parlamenti i cili është i autorizuari i vetëm që i miraton ligjet”, thotë Joveski.

Kujtojmë se ndryshimet në Kodin Penal, të cilat Qeveria i përcaktoi “fshehurazi” dhe Kuvendi i miratoi  në mënyrë eksprese pas procedurës së shkurtuar (me flamur evropian), dhe i nënshkroi presidenti Stevo Pendarovski, u botuan në “Gazetën Zyrtare” të datës 7 shtator 2023.

Ndryshimet lidhen me 38 nene të Kodit Penal, për  të cilët qeveria tha se 35 janë për përputhje me direktivat e BE.

Ajo që shkaktoi një stuhi reagimesh negative në opinion është se ndryshimet përfshijnë ndryshime në nenet që kanë të bëjnë me shpërdorimin e pozitës dhe kompetencave zyrtare (neni 353) dhe bashkim kriminal (neni 394). Me votimin, deputetët ulën dënimet e parashikuara për të dyja veprat, vendosën kufirin maksimal të dënimit dhe shfuqizuan një paragraf nga neni për shpërdorimin e pozitës dhe kompetencave zyrtare. Duke vepruar kështu, ata parashikuan vjetërsimin e mëhershëm të veprave kriminale.

Ndryshime të tilla ligjore VMRO-DPMNE-ja i kishte kërkuar në vitin 2018 në takimet e atëhershme të kryesisë së Zoran Zaevit dhe Hristijan Mickoskit, me qëllim të vjetërsimit të veprave të ish-funksionarëve të akuzuar nga Qeveria e Nikolla Gruevskit.