Departamenti i Shtetit Amerikan: Korrupsion dhe liri e kufizuar e të shprehurit në RMV

Vitin e kaluar nuk kishte ndryshime domethënëse në lidhje me të drejtat e njeriut në RMV, thuhet në raportin e Departamentit të Shtetit Amerikan. Korrupsion serioz, kufizime të lirisë së të shprehurit dhe mediumeve, dhunë e kërcënime ndaj komunitetit LGBT, janë vetëm disa nga vërejtjet që gjenden në këtë raport. Aty mes tjerash, thuhet se Qeveria nuk ka mar asnjë hap për identifikimin apo ndëshkimin e atyre që kanë shkelur të drejtat e njeriut, transmeton Portalb.mk.

Raporti thekson se Qeveria në RMV poashtu nuk i ka ekzekutuar në mënyrë të rregullt dënimet për korrupsion, duke i’u referuar ndryshimeve Kushtetuese të Kodit Penal, i cili “në mënyrë të konsiderueshme ka ulur akuzat dhe gjobat për krimet që ndërlidhen me korrupsionin”.

“Ligji parashikonte dënime penale për korrupsion për zyrtarët, por Qeveria nuk aplikoi ligjin në mënyrë efektive. Kishte dhjetëra raporte për korrupsion qeveritar. Në shtator, Qeveria e RMV miratoi ndryshimet Kushtetuese në Kodin Penal, i cili në mënyrë të konsiderueshme ka ulur akuzat dhe gjobat për për krimet që ndërlidhen me korrupsionin. Organizatat Jo Qeveritare si punëdhënësit më të mëdhenj në vend, rroli dominues i Qeverisë në ekonomi krijon hapsirë për korrupsion”, thuhet në raport.

Komisioni shtetëror për parandalimin e korrupsionit raportoi se korrupsioni në përgjithësi po përkeqësohet, thuhet mes tjerash në të saipërket të drejtave të njeriut në raportin Departamentit të Shtetit.

Nepotizëm, klientelizëm dhe drejtësi afatgjate në gjyqësor

Raporti përkujton se në ndodhitë e kaluara në Këshillin Gjyqësor, avansimi në gjyqësor dhe prokuri është nën ndikimin politik, pa meritë e transparencë, njëashtu edhe mosbesimi qytetarë në një sistem të tillë.

“Kishte vonesa të konsiderushme në gjykimet që ngërthenin korrupsion serioz, prej të cilave vetëm disa prej tyre mbaruan deri në shtator, përfshi këtu edhe kundër zyrtarëve të mëhershëm qeveritar”, thuhet në raport.

Departamenti i Shtetit vëren se Qeveria jo gjithmonë ka respektuar pavarësinë në gjyqësor, edhe pse Kushtetuta parasheh një gjë të tillë.

“Kushtetuta parashikonte pavarësi në gjyqësor, por qeveria asnjëherë nuk respektoi pavarësinë në gjyqësor dhe paanshmërinë e tij. Raporte të besueshme konfirmojnë se kishte shkelje të pajustifikueshme gjyqësore, shtypje e pa arsyeshme politike ndaj gjykatësve, nepotizëm, klientalizëm, drejtësi afatgjate, finansim jo adekuat, rezistenca ndaj përdorimit të teknologjisë së mandatuar ligjërisht dhe mungesave të stafit, penguan efikasitetin gjyqësor dhe ndikoi tek besimi i qytetarëve ndaj drejtësisë në vend. Sondazhet treguan mosbesim të theksuar qytetarëve ndaj drejtësisë. Avansime nën ndikimin politik pa meritë dhe transparencë, ndodhen në gjyqësor dhe prokurori”, vërehet në raport.

Vërehet se Prokuroria Themelore Publike Shkup ka zhvilluar hetim për akuzat se personeli i Klinikës Shtetërore të Onkologjisë vodhi ilaçet për kancer dhe të njejtat i shiti në tregun e zi, ndërkaq qytetarët protestuan në lidhje me këtë.

Në raport po ashtu theksohet se në rastin me kryetarin e Komunës së Strugës Ramiz Merko, për të cilën Komisioni i përzgjedhur nga Prokuroria Themelore Publike vërteton se nga viti 2006 rreth 30 raste ku ka qenë i përfshirë Merko, janë dërguar deri në prokurori, por gjysma prej tyre janë hedhur poshtë, apo rrefuzuar si vepra të vjetra.

Në pjesën e sistemit të burgjeve, përmenden probleme të cilat rrikthejnë vite më parë.

“Sistemi i burgjeve është i mbipopulluar, personel i mangët dhe korruptuar, duke lënë të burgosurit në gjendje çnjerëzore dhe degraduese. Burgje të caktuara u munduan të gjejnë qasje deri tek ushqimi cilësor dhe ujë i pijshëm, shërbime shëndetsore dhe arsimore për mbështetje, në veçanti tek adoleshentët. Avokati i populli lajmëroi se kushtet e rrënda jetësore dhe shërbimet jo adekuate rehabilituese arsimore, në veçanti te adoleshtet femra, rrëndojnë systemin e burgjeve”, shtojnë në raport.

Në të jepen të dhëna për ankesa ndaj punonjësve të policisë dhe gardianëve të burgut për arrestime të paligjshme, malltretim i të burgosurve apo brutalitet policor, për kushtet jetësore në spitalet psikiatrike, për shkeljen e të drejtave të grupeve të margjinalizuara dhe qasjen në sigurimin shëndetsor e social, si dhe dhuna e kërcënimet ndaj komunitetit LGBT.

Kufizim i lirisë së të shprehurit

Në relacion me lirinë e të shprehurit, në raport thuhet se e njejta është e minuar nga jo efikasiteti i sistemit të së drejtës, mungesa e transparencës në relacion me reklamimin medial nga ana e institucioneve shtetërore, sjellje jo adekuate në emër të punonjësve publik në interaksion me gazetarët të cilët investigojnë korrupsionin, dezinformatat dhe gjuhën e urrejtjes online e rrjeteve sociale me cenzurë.

Deri në muajin gusht, Shoqata e gazetarëve ka regjistruar katër peticione në lidhje me pengimin e detyrës së gazetarëve, dhunë fizike, kërcënime dhe ofendime. Ankesat, siç thuhet në raport “janë për shkak të sjelljes joadekuate” nga ana e përfaqësuesve të shërbimeve qëndrore e locale, përfshi kryeministrin dhe ministrat tjerë, anëtarë të partive politike e biznesmen me ndikim.

Raporti njëashtu trajton edhe legjislacionin që mund të përkeqësoj korrupsionin në media.

“Shoqatat e pavarura gazetareske shfaqin shqetësime në lidhje me ndryshimet në ligjin për shërbimet audio dhe audio-vizuale, të cilat mund të shfaqin kampanja qeveritare me “interes të lartë publik” poashtu të mund të promovohen në radiodifuzionet komerciale. Kritikët Kritikët argumentojnë se kjo mund të përkeqësoj korrupsionin në media e ndërhyrje editoriale. Sindikata e mediumeve njofton për rraste të presioneve dhe kërcënimeve ndaj anëtarëve të këtyre amandamenteve”, gjendet mes tjerash në raportin e Departamentit të Shtetit.

Në pjesën e cenzurës virtuale, thuhet se Qeveria nuk e ka kufizuar të njëjtën, nuk ka penguar qasjen në të, a cenzuruar përmbajtje online, njëashtu nuk ka edhe raporte të besueshme që Qeveria ka ndjekur komunikimet online private, pa autorizim përkatës ligjor.

LEXO: Raporti i të drejtave të njeriut : Maqedonia e Veriut 2023

LEXO: Edhe pse raportet ndërkombëtare theksojnë korrupsionin në prokurimet publike, Qeveria e RMV thotë se është transparente

LEXO: Ilaçi kundër korrupsionit është transparenca, thuhet në hulumtimin e Fondacionit Metamorfozis