U shty gjykimi kundër Ramiz Merkos për blerjen e automjetit luksoz

 Në Gjykatën Themelore në Strugë sot ka filluar procesi gjyqësor kundër kryetarit të Komunës së Strugës, Ramiz Merko për blerjen e makinës luksoze “Audi A6” në vlerë 67 mijë euro, raporton MIA. Pas kërkesës së mbrojtjes për shqyrtim të plotë të dosjeve, gjykatësja Nadica Mitreska e shtyu seancën kryesore për 3 qershor të këtij viti.

Në seancën e sotme nuk mori pjesë as i akuzuari e as avokati i tij, Igor Petkoski.

Igor Petkovski, avokati i Ramiz Merkos, ka sqaruar që kërkesa për shtyrjen e seancës ishte për shkak se nuk i kishin marrë dëshmitë e Prokurorisë për shqyrtim.