Po raportonte si tre persona janë lënduar nga një objekt, por gazetarja u pengua, reagoi SHGM-ja dhe SPGM
Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë dhe Sindikata e Pavarur e Gazetarëve Maqedoni (SPGM), kanë reaguar në lidhje me pengesat që ka hasur gazetarja e televizionit Telma gjatë një raportimi në Manastir, transmeton Portalb.mk.
Gazetarja Emilija Misirlievska po raportonte sot në Manastir, ku tre persona ishin lënduar pasi një pjesë e objektit ra, objekt ku gjendet edhe Zyra e Regjistrimit Civil.
“Edhe pse ajo tregoi siç duhet dokumentin e saj gazetaresk, Misirlievski u pengua fillimisht nga shoferi i automjetit të ambulancës, i cili e filmoi me telefonin e tij celular, dhe më pas nga sigurimi, i cili nuk e lejoi të filmonte dhe të kryente detyrën e saj profesionale”, raportoi SHGM-ja.
Rasti është paraqitur në Polici, ndërkohë nga SHGM-ja kërkojnë zbardhjen e rastit.