Shtëpia e shkrimtarit Dritëro Agolli në Tiranë u kthye në muze

Shtëpia ku punoi dhe jetoi për shumë vite njeriu i madh i letrave shqipe, Dritëro Agolli, do të hapet së shpejti si muze për t’u vizituar nga qytetarët e Tiranës dhe turistët, raporton EN. E ndodhur pranë rrugës së Dibrës, vizitorë do të kenë mundësi të shohin muzeun e së ardhmes, që jeton në ekosistemin e komunitetit.

“Shtëpia muze ndodhet brenda një pallati ku ende jetojnë njerëz. Kur dikush vjen të vizitojë muzeun, mund të shkëmbehet edhe me banorët në ashensor ose nëpër shkallë. Ndoshta, ky është muzeu i së ardhmes, një muze që jeton në ekosistemin e komunitetit. Kush vjen në këtë pallat mund të vizitojë shtëpitë e dy ikonave të letërsisë tonë, Dritëro Agollit dhe Ismail Kadaresë, që ndahen vetëm nga një kat”- tha mes të tjerash Erion Veliaj.

“Shtëpia me Gjethe”, kinema “Maks Velo” apo “Shtëpia Kadaresë”, janë kthyer në pika të rëndësishme për vizitorët vendas dhe të huaj.

Veliaj tha se edhe shtëpi të tjera do të kthehen në muze si ajo e Libohovitëve, për të kujtuar mbrojtjen e hebrenjve nga shqiptarët apo Sarajet e Toptanëve, që do të kthehen në Muzeun Etnografik të Tiranës, janë realisht monumente kulture.