Ndërroi jetë shkrimtari i njohur boshnjak, Abdulah Sidran

Poeti, shkrimtari dhe skenaristi i njohur nga Bosnja, Abdulah Sidran, të shtunën në mbrëmje ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare, transmeton Ekonomia Online.

Shkrimtari legjendar boshnjak prej disa muajsh ishte në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sidran është fitues i disa çmimeve vendore e ndërkombëtare për letërsi, i njohur edhe për skenarët e tij në kinematografi (“A të kujtohet Dolly Bell”, “Babai në udhëtim zyrtar”, etj.).

Abdulah Sidran, është laureat i Çmimit Ndërkombëtar për Letërsi dhe Art “Ali Podrimja”, të cilin e ndan Kolegji AAB.

Abdullah Sidran ishte anëtar i rregullt i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Bosnjë e Hercegovinës.