Mbledhje komemorative për Lindita Ahmetin në Shkup
Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve do të organizojë të hënën mbledhje komemorative për shkrimtaren dhe kolegen e tyre të ndjerë, Lindita Ahmeti, transmeton Portalb.mk.
“Me rastin e kalimit në amshim të koleges sonë, Lindita Ahmeti, Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve do të organizojë mbledhje komemorative për ta kujtuar personalitetin e koleges tashmë të ndjerë”, njoftoi Instituti.
Mbledhja do të fillojë prej orës 13:00 në sallën “Wilson” në objektin e Institutit.
Më 9 prill, ka ndërruar jetë në moshën 50 vjeçare poetja Lindita Ahmeti. Lajmin e trishtë e njoftoi babi i saj, shkrimtari Xhabir Ahmeti përmes një postimi në Facebook.
Lindita Ahmeti ishte lindur në Prizren më 26 prill 1973. Pasi kreu shkollën e mesme në Shkup, studioi filologji klasike në Fakultetin Filologjik në Universitetin e Shkupit.