RMV, deri në fund të muajit do të mund të aplikohet në konkursin letrar “Mbrëmje Poetike”

Fondacioni Albiz deri në fund të muajit prill do të pranojë aplikime nga poetët e rinj në konkursin letrar “Mbrëmje Poetike”, transmeton Portalb.mk.

“Me këtë rast, do të shpallen fituesit e katër çmimeve të para, prej të cilëve 3 (tre) nga juria dhe çmimi i publikut për interpretim më të mirë. Vlera e çmimit të parë është 5.000 denarë, e çmimit të dytë 4000 denarë, vlera e çmimit të tretë 3.000 denarë, si dhe vlera e çmimit të publikut është 3.000,00 denarë”, thuhet në Konkurs.

Të interesuarit mund të aplikojnë përmes formës elektronike.

“Mosha prej 15 deri 29 vjet. Poezitë që konkurrojnë duhet të jenë origjinale të autorëve të rinj. Çdo plagjiaturë do të s’kualifikohet. Çdo autor mund të konkurrojë vetëm me një poezi”, janë kushtet kryesore që duhet të plotësojnë konkurrentët.