RMV, vrasje, drogë dhe bandë kriminale: Detaje nga fletarresti ndërkombëtar për Sheval Muaremin dhe 7 persona tjerë

Vrasje, formim të grupit kriminal dhe tregti me drogë. Këto janë veprat për të cilat Policia nëpërmjet fletëarrestit ndërkombëtar e kërkon Sheval Muaremin, udhëheqës i grupit të ashtuquajtur i “Gërçecit”, i cili në fund të janarit ishte në shënjestër të organeve të zbatimit të ligjit. Gjatë aksionit u arrestuan 6 persona, ndërkaq Muaremi dhe 7 të tjerë nuk ishin të kapshëm për policinë. Në mesin e të kërkuarve ka edhe pjesëtarë të grupit të kriminal të “Duqanxhikut”, të cilët përndryshe janë aleatë të “Gërçecit”, shkruan Portalb.mk.

Me fletëarrest ndërkombëtar kërkohet Sheval Muaremi, Mehmed Dalipi, Muhamed Çajani, Sefedin Sulejmani, Shakir Bajrami, Driton Ibishi, Shkuri Asani, dhe Besim Asani.

Muaremi, i cili ashtu siç konfirmoi edhe prokurori Islam Abazi, ndodhet në Dubai, kërkohet për 3 vepra të rënda kriminale, vrasje, formim të grupit kriminal dhe tregti me drogë. Zëvendësi joformal i Muaremit, Mehmed Dalipi apo i njohur si “Rudi”, kërkohet për vrasje dhe formim të grupit kriminal. 5 të tjerët, kërkohen për tregti me drogë.

Në fletëarrestet e të kërkuarve, MPB ka dhënë dhe përshkrim të dhënave të tyre dhe veprave për të cilën kërkohen.

Sheval Muaremi
Sheval Muaremi

Sheval Muaremi, babai Azbi nëna Azbije lindur 18.11.1977 në Shkup, jeton në rrugën “5” nr.1 fshati Gërçec, Komuna Saraj. Kërkohet pas shpalljes së fletëarrestit ndërkombëtar nga PTHP për Krim të Organizuar dhe Korrupsion-Shkup me urhdër KO NR.15/24 nga 30.01.2024. Personi është nën hetim për kryerjen e veprës penale sipas nenit 123 paragrafi 2 (vrasje), nenit 394 paragrafi 3 (formim të bandës për kryerje të veprave penale) dhe neni 215 (tregti me drogë) i Kodit Penal.

Mehmed Dalipi
Mehmed Dalipi

Mehmed Dalipi babai Islam nëna Saide i lindur më 12.01.1982 në Shkup ku dhe jeton në rrugën “Dizhonska” nr.11/B Çair. Kërkohet pas shpalljes së fletëarrestit ndërkombëtar nga PTHP për Krim të Organizuar dhe Korrupsion-Shkup me urhdër KO NR.15/24 nga 30.01.2024. Personi është nën hetim për kryerjen e veprës penale sipas nenit 123 paragrafi 2 (vrasje) në lidhje me nenin 19 (tentim) dhe nenin 394 paragrafi 3 (formim të bandës për kryerje të veprave penale).

Muhamed Çajani
Muhamed Çajani

Muhamed Çajani babai Fatmir nëna Naile i lundur më 23.10.1996 n ëShkup, ku dhe jeton në rrugën “Viktimat e Bllaces” nr.4 Çair. Kërkohet pas shpalljes së fletëarrestit ndërkombëtar nga PTHP për Krim të Organizuar dhe Korrupsion me urdhër KO NR.15/24 nga 30.01.2024. Personi është nën hetim për kryerjen e veprave penale sipas nenit 215 paragrafi 3 (tregti me drogë) nga Kodi Penal i RMV-së.

Sefedin Sulejmani
Sefedin Sulejmani

Sefedin Sulejmani nëna Abedin nëna Habibe i lindur më 09.03.1987, jeton në rrugën nr “2” nr.9/A fshati Arnaqi, Komuna e Sarajit. Kërkohet pas shpalljes së fletëarrestit ndërkombëtar nga PTHP për Krim të Organizuar dhe Korrupsion me urdhër KO NR.15/24 nga 30.01.2024. Personi është nën hetim për kryerjen e veprave penale sipas nenit 215 paragrafi 3 (tregti me drogë) nga Kodi Penal i RMV-së.

Shakir Bajrami
Shakir Bajrami

Shakir Bajrami, babai Sali nëna Nerxhivan i lindur më 12.07.2003 në Shkup dhe jeton në rrugën “Hoxha A.Kurtishi Ata” nr.96, Çair. Kërkohet pas shpalljes së fletëarrestit ndërkombëtar nga PTHP për Krim të Organizuar dhe Korrupsion me urdhër KO NR.15/24 nga 30.01.2024. Personi është nën hetim për kryerjen e veprave penale sipas nenit 215 paragrafi 3 (tregti me drogë) nga Kodi Penal i RMV-së.

Driton Ibishi
Driton Ibishi

Driton Ibishi nga babai Xhemail, nëna Shingjile lindur më 03.04.21973 në Shkup ku dhe jeton në rrugën “Smilevska” nr. 10/A Gjorçe Petrov. Kërkohet pas shpalljes së fletëarrestit ndërkombëtar nga PTHP për Krim të Organizuar dhe Korrupsion me urdhër KO NR.15/24 nga 30.01.2024. Personi është nën hetim për kryerjen e veprave penale sipas nenit 215 paragrafi 3 (tregti me drogë) nga Kodi Penal i RMV-së.

Shukri Asani
Shukri Asani

Shukri Asani babai Azir nëna Rufije i lindur më 13.05.1996 në Shkup ku dhe jeton në rrugën “3” nr.27, Saraj. Kërkohet pas shpalljes së fletëarrestit ndërkombëtar nga PTHP për Krim të Organizuar dhe Korrupsion me urdhër KO NR.15/24 nga 30.01.2024. Personi është nën hetim për kryerjen e veprave penale sipas nenit 215 paragrafi 3 (tregti me drogë) nga Kodi Penal i RMV-së.

Besim Asani
Besim Asani

Besim Asani babai Nefail nëna Vahide i lindur më 29.09.1979 në Shkup ku dhe jetn në rrugën “Husein Bajram” nr.21, Çair. Kërkohet pas shpalljes së fletëarrestit ndërkombëtar nga PTHP për Krim të Organizuar dhe Korrupsion me urdhër KO NR.15/24 nga 30.01.2024. Personi është nën hetim për kryerjen e veprave penale sipas nenit 215 paragrafi 3 (tregti me drogë) nga Kodi Penal i RMV-së.

30 ditë paraburgim për pesë nga gjashtë të arrestuarit e grupit kriminal nga Gërçeci

26 janar, Gjykata Penale e Shkupit u caktoi paraburgim pesë personave nga gjashtë të arrestuarit në aksionin 25 janarit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, në të cilin u siç theksuan nga Policia u shkatërrua një grup kriminal nga fshati Gërçec i Shkupit.

“Është pranuar propozimi i PThP për krim të organizuar dhe Sh.B., F.B., N.I., F.S., dhe S.A. i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh, ndërsa për O.P. pranoi propozimin për caktimin e masave të sigurimit, përkatësisht konfiskimin e dokumentit të udhëtimit dhe ndalimin e lëshimit të një të reje, ndalimin e daljes nga vendbanimi dhe detyrimin për paraqitje në gjykatë”, thuhet në njoftimin e Gjykata Themelore Penale Shkup.

Në të njëjtën kohë, shtuan ata, Gjykata pranoi propozimin dhe urdhëroi ndalimin e 10 personave të tjerë të përfshirë në hetim, të cilët aktualisht nuk janë në dispozicion të organeve të rendit.

Grupi kriminal transportonte kokainë nga Amerika e Jugut në Evropë dhe Maqedoni të Veriut dhe kryente vrasje dhe hakmarrje, tha asokohe ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.

“Ata kishin plane kush dhe ku do të vritet. Ky grup ka vepruar në nivel ndërkombëtar dhe organizonte blerjen e kokainës nga Amerika e Jugut, të cilën drogë e transportonin në Evropë, ndërsa një pjesë në vend. Ata përdorën komunikim të koduar përmes aplikacionit SKY, i cili është praktikisht i pa gjurmueshëm”, tha dje Spasovski.

Luftë mes bandash

Vrasja e Jeton KrivanjevësZhilla dhe Enes Isenit, para një viti në një lokal në Çarshi të Shkupit dhe vrasja e Orhan BajramitOki në Greqi, ringjalli luftën mes bandave në Shkup për atë se kush do ta kontrollojë tregtinë e drogës.

Në fillim të janarit të vitit 2024, Policia greke njoftoi se e ka gjetur vrasësin e Orhan Bajramit – Oki. Sipas tyre, ekzekutor është Gani Tusha, i cili momentalisht ndodhet në paraburgim në Shkup, si i dyshuar për pjesëmarrje edhe në vrasjen e Krivanjevës dhe Zhillës.

Një muaj e gjysmë pas këtij njoftimi, më 27 shkurt, në Bllacë të Shkupit është gjetur i vrarë babai i Gani Tushës. Njëkohësisht, është djegur dhe lokali “Baron”, i cili është në pronësi të grupit “Baron”, i cili është në aleancë me grupin Bellanoca, ndërkaq në rivalitet me Gërçecin dhe Duqnxhikun.

Në ndërkohë në rrjetin social Tiktok po zhvillohet një luftë e hapur me fjalor kërcënues nga pjesëtarët e të dyja grupeve, të cilët kërcënojnë njëri tjetrin.

Kreu i bandës Bellanoca, është i dënuar me vendim të Gjykatës së Apelit me gjithsej 11 vjet burg për trafikim të drogës.

Rivaliteti mes grupeve kriminale fillon prej vitit 2010, kur “kronika e zezë” fillon të mbushet me incidente, vrasje dhe gjuajtje bombash mes klaneve të ndara.

Përleshjet janë ashpërsuar kur në nëntor të vitit 2013-të është vrarë 46-vjeçari Xhelal Ajeti në çajtoren e tij “Te Xhela” në Hasanbeg. Sulmi ndaj tij është i ngjashëm me të 6 marsit. Vrasësi, i maskuar dhe me armë ka hyrë në çajtore dhe e ka vrarë Ajetin me 30 plumba. Ajeti asokohe ishte i fajdexhi i njohur dhe figurë me ndikim në nëntokën e drogës.

Paraprakisht, në vitin 2005, si pasojë e plagës së marrë nga arma e zjarrit ka vdekur vëllai i tij, Nexhmedin, ndërkaq në shtator të vitit 2018-të është vrarë edhe vëllai i tij Naim Bellanoca duke lëvizur në një automjet në rrugën “Ruzveltova” të Shkupit.

Kjo në nëntokën është llogaritur se grupi “Bellanoca” e ka humbur primatin e tregut të narkotikëve. Por, në vitin 2019-të ka vijuar përleshje e re, kur pesë persona të maskuar kanë dalë nga një automjet dhe kanë gjuajtur drejt restorantit në hotelin “Aleksandar Pallas, ku kanë qëndruar rivalët e “Bellanocës”.

Gjatë sulmit në Aleksandar Pallas, një polic i cili ka qenë me rroba civile dhe ka qenë duke qëndruar me grupin në tavolinë, ka parandaluar që sulmi të jetë fatal. Ai ka nxjerrë pistoletën zyrtare dhe ka gjuajtur në drejtim të sulmuesve. Rasti nuk u zbardh.

Sulmuesit janë larguar me xhip “Tuareg” i cili ka pasur targa të vjedhura, ndërkaq Policia e ka gjetur automjetin të djegur në periferi të Shkupit. Kjo përplasje, llogaritej se ishte për tregun e kokainës.

Në grupin e sulmuar, përveç Jeton Krivanjevës, ishte edhe Kamer Idrizi, i cili u vra në maj të vitit 2021, në një atentat duke lëvizur me makinë. Një vjet më vonë dy sulmues të armatosur me pushka automatike kanë hyrë në një çajtore në rrugën “Braka Rexhepagiq” në afërsi të Shkollës Fillore “Imri Elezi” të Çairit të Shkupit dhe e kanë vrarë Jonuz Idrizin, vëllaun e Kamerit.