RMV, u refuzuan 19 amendamente, deri të shtunën duhet të mbarojë debati për buxhetin në Komision

Në seancën e sotme të Komisionit kuvendor për financim dhe buxhet janë shqyrtuar dhe refuzuar gjithsej 19 amendamente me propozim të VMRO-DPMNE-së opozitare, raporton MIA. Amendamentet e refuzuara kanë të bëjnë me sigurimin e mjeteve financiare për ndërtimin e rrjeteve fekale, kanalizim dhe furnizim me ujë në vendet e banuara në komunat Jegunovc, Zelenikovë, Petrovec, Veles, Çashkë, Gazi Babë, Mogillë, Strugë, Çeshinovë-Obleshevë, Gjorçe Petrov, për gazifikimin e Qytetit të Shkupit, për ndërtimin e shtëpisë së pleqve në Koçan, për hidroteknologji për projektin e ndërtimit të një pjese të rrugës kryesore të qytetit në Koçan. Debati i amendamenteve duhet të përfundojë të shtunën.

Anëtarët e Komisionit duhet të vazhdojnë me punë edhe pasdite.

Për propozim-buxhetin janë dorëzuar gjithsej 272 amendamente nga propozues të autorizuar, nga të cilat 250 nga deputetët e VMRO-DPMNE-së dhe Koalicioni.

Propozim-buxheti për vitin e ardhshëm është 5,5 miliardë euro. Të ardhurat e përgjithshme  në vitin 2024 janë planifikuar në nivel prej 310,1 miliardë denarë dhe të njejtat janë për 10 për qind më të larta në krahasim me vitin 2023, ndërsa shpenzimet janë planifikuar në nivel prej 343,6 miliardë denarë ose për rreth 5,8 për qind më të larta në krahasim me vitin 2023. Shpenzimet e përgjithshme janë planifikuar në nivel prej 343,6 miliardë denarë ose janë për 5,8 për qind më të larta në krahasim me vitin 2023.

Ndryshe, më 7 dhjetor në Komisionin kuvendor për Financim dhe Buxhet filloi shqyrtimi i amendamenteve për Buxhetin për vitin 2024. Për Propozim-buxhetin janë parashtruar gjithsej 272 amendamente, prej të cilëve 250 janë nga deputetët e VMRO-DPMNE-së dhe Koalicionit.

Ndryshe, Qeveria e Maqedonisë së Veriut më 14 nëntor ka miratuar propozim-buxhetin për vitin 2024, ashtu që kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe ministri i financave, Fatmir Besimi, kanë paralajmëruar se janë siguruar mjete për rritje të pensioneve dhe rrogave.

“Janë siguruar pensionet dhe rrogat më të mëdha, si dhe 733 milionë euro për investime kapitale”, sqaruan nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut.

Buxheti i Maqedonisë së Veriut për vitin 2024 do të jetë 5.5 miliard euro shpenzime, apo 5.8 përqind më shumë se viti i kaluar. Qeveria llogariti që shkalla e inflacionit për vitin 2024 do të jetë 3.6 përqind. Me të ardhura rreth 310.1  miliard denare dhe shpenzime 343.6 miliard denarë, pritet të ketë deficit buxhetor 33.5 miliard denarë.

Ministri Fatmir Besimi sqaroi që vetëm për rritjen e pagave janë siguruar 160 milionë euro dhe 170 milionë euro për rritjen e pensioneve. Besimi, ka sqaruar që në buxhetin për vitin 2024 është planifikuar rritje të mjeteve për 10 përqind për rritjen e rrogave në sektorin publik. Për investime kapitale pritet të ketë 45.1 miliard denarë për investime në projektet tashmë t¡ filluara në infrastrukturën e arsimit, shëndetësisë, gjyqësorit dhe fusha tjera.

Buxheti i Maqedonisë së Veriut, i propozuar nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut, duhet të miratohet edhe në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.