Lojtari më i mirë vitit, FIFA publikon tre finalistët

FIFA si çdo vit po bëhet gati për eventin gala, ku do të japë çmimet për kategori të ndryshme, raporton ABC. Së fundmi federata ka nxjerrë emrat e finalistëve për çmimin “Lojtari i Vitit”.

Mbape arriti që të shpallet kampion në Francë me PSG-në dhe në finalen e Botërorit arriti të shënojë 4 gola.

Ndërsa argjentinasi fitoi Botërorin e tij të parë dhe kampion me PSG-në në Francë.

Norvegjezi Haaland është fitues i tripletës me Manchester Cityn, si dhe golashënuesi më i mirë në Premier League.