RMV, besoj se kemi dëshmi se fajtori do të nxirret para drejtësisë, tha Spasovski për “Onkologjinë”

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski sonte në intervistë për 360 Gradë, i pyetur për rastin e “Onkologjisë”, pret që të gjithë faktet dhe argumentet do të konfirmohen, sigurohen dhe se në bazë të tyre do të konkretizohet faji për shkak se, siç porositi, fajtori çdoherë ka emër dhe mbiemër, njofton Portalb.

“Fillimisht, unë përdora kualifikime të cilat janë reale të informatave. Vallë a janë të vështira – po, ato janë të vështira. Se nëse ajo çfarë po ndodhë është e paskrupullt – po, është e paskrupullt për shkak të asaj që në kushte kur e dimë të gjithë se cilët persona shkojnë në Klinikën e Onkologjisë, me çfarë ballafaqohen, të vijmë deri në një gjendje të këtillë për të cilën duhet të pranojmë të gjithë se rreth 20 vite flitet, më shumë ose më pak, se diçka po ndodhë, se kemi dukuri të caktuar negative të cilat na ndodhin siç sot shohim në opinion, sërish dalin informata se ja tani edhe në klinika të tjera kjo po na ndodhë. Mendoj se është bërë ai hap, janë bërë shumë aktivitete në kuadër të hetimit”, tha ai.

Ai potencoi se ka dëshmi dhe ato dëshmi janë në Prokurorinë Publike, një pjesë e atyre dëshmive ende ndodhen në ekspertizë, janë marrë një numër i madh i materialeve, një numër i madh i pajisjeve elektronike, është bërë ekstraksion i të gjithë materialeve të cilët nodhen në pajisjet elektronike.

“Ajo që është për ekspertizë në MPB, në pjesën e pajisjeve elektronike, ne do ta përpunojmë, ajo që është për ekspertizë me dokumentacionin mjekësor, do ta përpunojnë profesionistë ng mjekësia dhe tashmë po e përpunojnë”, tha Spasovski.

Kujtojmë se, më 1 shtator 2023, në bazë të urdhrit gjyqësor, sipas drejtimeve të prokurorit publik nga Prokuroria Themelore Publike Shkup, pjesëtarë të MPB-së kanë kryer bastisje në Klinikën e Onkologjisë, si dhe në dy lokacione tjera në banesa private në Shkup. Janë marrë disa kompjuterë, të dhëna kompjuterike dhe tjetër dokumentacion, të cilët do të jenë lëndë e analizës dhe ekspertizës. Ky aksion erdhi pas publikimit të informacioneve në media se, se punonjësit e Klinikës së Onkologjisë në mënyrë të paligjshme u shesin barna pacientëve.

Për rastin në Klinikën e Onkologjisë, Kuvendi zgjodhi përbërjen e komisionit hetimor, me propozim të VMRO – DPMNE-së.

Ky rast nxiti reagime të shumta.

Ministria e Shëndetësisë do të bashkëpunojë ngushtë me autoritetet hetimore për zbardhjen e rastit të keqpërdorimit të terapisë për pacientët e Klinikës Onkologjike, kështu ka thënë për këtë rast ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti. Sipas tij, është e nevojshme të kryhet hetim i plotë dhe i paanshëm.