QMK: Shtatë zjarre janë aktive, ndërsa shtatë të tjera janë nën kontroll
Në njëzet e katër orët e fundit, në të gjithë Maqedoninë janë regjistruar gjithsej 33 zjarre të hapura, njoftoi Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK) këtë mëngjes. Nga këto 33 zjarre, shtatë janë ende aktive, ndërsa shtatë të tjera janë nën kontroll dhe nëntëmbëdhjetë janë shuar plotësisht, transmeton Portalb.mk.
Zjarret aktive janë në Komunat e Vasilevës, Radovishit dhe Berovës, ku digjen pyje të ulëta, bredh dhe bimësi të ulët në Malet e Maleshevës, në Komunën e Prilepit pranë fshatit Beshiste, Makedonski Brod, Shtip, Koçan, Karbinci dhe Zelenikovë.
Zjarret në Prilep midis fshatrave Carevic dhe Smolani, në Komunën e Makedonski Brod pranë fshatrave Lokvica dhe Krapa, Greshnicë dhe Latovo, si dhe në Resnjë pranë fshatrave Dolno Perovo dhe Zhelinë janë nën kontroll.
Në RMV është ndaluar lëvizja në pyje që nga 1 korriku e deri në fund të gushtit.
Edhe viteve të fundit gjatë periudhës së verës vendi është përballur me shumë zjarre në pyje.
Madje, në vitin 2024, 126 zjarre pyjore dogjën mbi 94.000 hektarë në Maqedoni, që është pothuajse aq sa dhjetë vitet e mëparshme së bashku, sipas të dhënave nga Sistemi Evropian i Informacionit për Zjarret në Pyje (EFFIS).