U gjet trupi i pajetë i një burri pas shuarjes së zjarrit në Shkup

Një barakë në rrugën “Zhdanec” në Shkup është djegur tërësisht nga zjarri që shpërtheu mbrëmë. Pas lokalizimit të flakëve, zjarrfikësit gjetën brenda objektit trupin e pajetë të një burri, transmeton Portalb.mk.

Rasti është raportuar në SPB Shkup më 14 nëntor, në orën 23:40. Baraka ishte në pronësi të një 56-vjeçari nga Shkupi.

Sipas informacioneve të Qendrës për Menaxhim me Kriza, në shuarjen e zjarrit morën pjesë 19 zjarrfikës me shtatë automjete zjarrfikëse. Ndërhyrja zgjati deri në orën 01:30 pas mesnate, ndërsa zjarri përfshiu një sipërfaqe prej rreth 80 metrash katrorë.