Prej sot është e ndaluar lëvizja nëpër pyjet e Maqedonisë së Veriut

Duke filluar nga sot, 1 korrik, është ndaluar lëvizja nëpër pyjet e Maqedonisë së Veriut. Kjo ndalesë do të jetë në fuqi të paktën deri në fund të gushtit, transmeton Portalb.mk.

Kjo ndalesë zbatohet çdo verë kur temperaturat janë të larta pasi sipas autoriteteve shkaku më i madh i zjarreve në pyje është faktori njeri.

Për shkak të kësaj, kushdo që duhet të hyjë në mal gjatë periudhës së ndalesës do të duhet të marrë leje nga Pyjet Kombëtare, nga ku do të monitorohen aktivitetet e tyre.

“Nëse dikush ka marrë leje për t’u zhvendosur në rajonin e Shkupit, në një rajon të caktuar, dhe atje kemi një fenomen negativ – nëse ka zjarr, nëse ka vjedhje, çfarëdo qoftë, ne e dimë që ai person ka marrë leje dhe supozojmë se është kështu”, tha Kire Mihaillov, zëvendësdrejtor i përgjithshëm i “Pyjeve Kombëtare”.

Ndryshe, viteve të fundit gjatë periudhës së verës vendi është përballur me shumë zjarre në pyje.

Madje, në vitin 2024, 126 zjarre pyjore dogjën mbi 94.000 hektarë në Maqedoni, që është pothuajse aq sa dhjetë vitet e mëparshme së bashku, sipas të dhënave nga Sistemi Evropian i Informacionit për Zjarret në Pyje (EFFIS), pjesë e programit të Kopernikut,

Madje, në gushtin e vitit të kaluar vendi e aktivizoi Mekanizmin për Mbrojtjen Civile të BE-së për shkak të numrit të madh të zjarreve. Si rezultat, dhjetë ekipe zjarrfikëse ajrore nga gjashtë vende të ndryshme anëtare të BE-së u vendosën në të gjithë vendin për të luftuar zjarret.