Qarkullimi hekurudhor u normalizua pas ndërprerjes shtatë orëshe për shkak të djegies së një lokomotive

Shtatë orë ka zgjatur ndalimi i qarkullimit hekurudhor në Maqedoni për shkak të djegies së një lokomotive. Sipas Qendrës për menaxhim me kriza, komunikacioni është normalizuar në orën 22:00, kur tre trenat e udhëtarëve të cilët janë ndalur në stacionin hekurudhor Veles dhe Zelenikovë kanë shkuar në destinacion, transmeton Portalb.mk.

Zjarri në lokomotivë elektrike është vërejtur rreth orës 14:40 në trenin e mallrave që udhëtonte nga Selaniku për në Beograd. Ngjarja ka ndodhur në pjesën e stacionit hekurudhor Veles-Rajko Zhinzifov, pak para hyrjes në të. Në këtë seksion të veçantë, për shkak të cilësisë së dobët të trasesë, trenat prej dy muajsh qarkullojnë me shpejtësi 20 km/h, gjë që mund të ketë qenë vendimtare që shoferi të ndalojë dhe të shkëpusë lokomotivën nga vagonët.

“Shoferi ka shkëputur lokomotivin në momentin kur ka rënë zjarri. “ër shkak të paaksesueshmërisë për fikje me mjet zjarrfikës, është shuar me aparate zjarrfikëse”, njoftoi QMK.

Zjarri është shuar nga shofer-makinisti dhe ndihmësi, pasi në stacionin hekurudhor Rajko Zhinzifov prej vitesh nuk ka staf. Treni zjarrfikës i Hekurudhave të Maqedonisë, i cili duhet të intervenojë në raste të tilla, ende nuk është në funksion.

Për shkak të zjarrit më së shumti kanë pritur pasagjerët e trenit Shkup-Gevgjeli, gati katër orë e gjysmë. Janë ndalur edhe trenat e udhëtarëve Shkup-Manastir, të cilët nisen në ora 20:05 dhe Gjevgjeli-Shkup, të cilët në Veles kanë mbërritur rreth orës 18:40.