U ndërpre qarkullimi hekurudhor në Maqedoninë e Veriut, pasi u dogj një lokomotivë në Veles
Në orët e mbrëmjes, Qendra për Menaxhim me Kriza ka paralajmëruar qytetarët e Maqedonisë së Veriut se qarkullimi hekurudhor është ndërprerë për shkak se një lokomotivë është djegur në afërsi të Velesit, transmeton Portalb.mk.
“Sot në Qendrën për Menaxhimin me Kriza, nga Ndërmarrja Publike “Hekurudhat e Maqedonisë” erdhi njoftimi se rreth orës 15:00 ndërmjet stacionit hekurudhor “Rajko Zhinzifov” dhe Velesit është djegur një lokomotivë e trenit”, sqarojnë nga QMK.
Ngasësi i trenit për të shpëtuar vagonët nga djegia, ka arritur që të ndan lokomotivën nga vagonët.
“Për shkak pamundësisë që të fiket zjarri me veturë kundërzjarr, ajo është fikur me aparate kundërzjarr”, sqarojnë nga Qendra, duke theksuar që shuarja është drejt fundit, ndërkohë qarkullimi është ndërprerë.