Premiera e “Zotëriu i Parë” në Teatrin Shqiptar në Shkup, satirë e ashpër mbi pushtetin dhe paranë
Të shtunën, më 13 qershor, “Teatri Shqiptar në Shkup” hap dyert për premierën e shfaqjes “Zotëriu i Parë”, një komedi satirike që premton të çarmatosë publikun me humor dhe të godasë thellë med të vërteta të pakëndshme. Shfaqja vjen nën regjinë e Fatos Berishës, i cili sjell një interpretim të fuqishëm dhe reflektues mbi pushtetin, paranë dhe marrëdhëniet njerëzore, shkruan Portalb.mk.
Në një prononcim për Portalb.mk, regjisori Fatos Berisha tha se titulli “Zotëriu i Parë” nuk i referohet vetëm një personazhi të vetëm, por është simbol i etjes njerëzore për status dhe privilegje.
“Zotëriu i Parë nuk është vetëm një personazh, por një simbol. Ai përfaqëson njeriun e zakonshëm që, sapo i afrohet pushtetit ose privilegjit, fillon ta shohë veten ndryshe dhe të sillet sikur bota i detyrohet diçka. Përmes tij dua të flas për etjen njerëzore për status, për nevojën për t’u dukur më të rëndësishëm sesa jemi dhe për absurditetin që lind kur egoja bëhet më e madhe se arsyeja. Publiku mund të qeshë me të, por njëkohësisht mund të njohë tek ai shumë njerëz që i sheh çdo ditë,” shpjegon Berisha.
Ai shtoi se afishja e shfaqjes, ku shfaqet një kravatë e bërë nga kartëmonedha euro, nuk është thjesht një imazh, por një koment i ashpër satirik mbi shoqërinë.
“Po, padyshim që është një simbolikë e qëllimshme. Në këtë kohë kur suksesi shpesh matet me atë që posedon dhe jo me atë që je, kjo figurë vizuale bëhet një koment satirik mbi shoqërinë tonë. Nuk është kritikë ndaj pasurisë në vetvete, por ndaj momentit kur paraja zë vendin e karakterit, dijes dhe integritetit,” shpjegon regjisori.
Sa i përket pyetjes nëse personazhet janë të bazuar në njerëz të vërtetë, Berisha sqaroi se personazhet nuk janë portrete të drejtpërdrejta të individëve konkretë.
“Në fillim të shfaqjes, personazhi kryesor i drejtohet publikut duke thënë: ‘Krejt çfarë do të shihni në shfaqje, nuk është e bazuar në ngjarje të vërteta’. Personazhet nuk janë portrete të drejtpërdrejta të individëve konkretë. Ato janë ndërtuar nga shumë sjellje, tipare dhe situata që i hasim në jetën e përditshme. Satira funksionon më mirë kur publiku mendon: ‘Këtë e njoh diku’, pa mundur ta lidhë me vetëm një person. Prandaj personazhet janë një përzierje e realitetit tonë shoqëror, politik dhe kulturor. Ato janë figura teatrore, por burimi i tyre është jeta që na rrethon. Poashtu, inspirimi erdhi edhe nga komedia e famshme e Nushiqit ‘Zonja ministreshe’,” tha Berisha.
Ai tha se komedia nuk është vetëm për të qeshur.
Autorja britanike Phoebe Waller-Bridge pat thënë: ‘Çarmatosni audiencën med komedi, pastaj goditeni në bark med dramë kur më së paku e pret.’ ‘Zotëriu i Parë’ synon pikërisht këtë. Publiku të kalojë një mbrëmje të këndshme, bur humori është vetëm mjeti. Pas të qeshurës fshihen pyetje për mënyrën si e kuptojmë suksesin, pushtetin dhe marrëdhëniet njerëzore. Nëse publiku del nga salla med buzëqeshje, bur edhe med disa pyetje për veten dhe shoqërinë ku jetojmë, atëherë shfaqja ka arritur qëllimin e saj.”
Në skenë do të ngjiten aktorët: Visar Etemi, Blerim Dardhishta, Sara Bajrami, Genci Mirzo, Gentiana Ramadani, Abedin Alimi, Sabina Memishi Asllanaj, Teuta Ajdini Jegeni, Ylber Murtezi, Hamdi Rashiti, Fisnik Zeqiri, Mentor Kurti, “Hetem Etemi, Bejtulla Kerimi, Asdren Selimi, Aida Elezi dhe Nadi Bexheti.
