Tetova dhe Kërçova nën tingujt e muzikës korale nga Ansambli Muzikor i Tetovës

Nën tingujt e muzikës shqiptare dhe botërore, mbrëmë në Pallatin e Kulturës së Tetovës, Ansambli Muzikor i Tetovës, nën dirigjimin e Agona Çupit solli koncert koral të larmmishëm, shkruan Portalb.mk.

Programi i koncertit përfshiu vepra të kompozitorëve shqiptarë të njohur si Rafet Rudi, Mendi Mengjiqi, Lorenc Antoni dhe Memli Kelmendi, si dhe krijime të kompozitorëve ndërkombëtarë.

Pas prezantimit në Tetovë, i njëjti program do të sjellë sonte magjinë e muzikës edhe në Kërçovë, në Qendrën për Kulturë, me fillim nga ora 20:00. Publiku do të ketë mundësinë të shijojë performancën e koristëve.

Ky koncert realizohet në kuadër të ciklit të koncerteve të mbështetura nga Komuna e Kërçovës, pjesë e programit “Kërçova, Qytet i Kulturës 2026”, një iniciativë që synon të promovojë dhe të zhvillojë jetën kulturore dhe artistike në qytet.

Afishja e koncertit të IN “Ansamblit Muzikor” në Kërçovë. Foto: Blerim Qamili
Afishja e koncertit të IN “Ansamblit Muzikor” në Kërçovë. Foto: Blerim Qamili