Përmbytjet në Greqi, autostrada kombëtare Athinë – Selanik mbetet e mbyllur

Autostrada kombëtare Athinë-Selanik mbetet e mbyllur pas motit të keq që goditi Thesalinë , ndërsa problem ka edhe rrjeti hekurudhor, raporton ABC. Nga ana tjetër, në trekëndëshin Larisa, Kardita, Trikala, të gjitha arteriet kryesore rrugore në Thesali janë të hapura, përveç aksit Trikala-Larisa, tha zëvendës përfaqësuesi i Zjarrfikësve, Giannis Artophios, gjatë konferencës emergjente nga nQendra e Koordinimit të Operacioneve në Larisa.

Përveç kësaj, ai vuri në dukje se po bëhen përpjekje dhe se në një të ardhme të afërt do t’i jepet energji elektrike Larisës.

Njëkohësisht ai theksoi se qendra operative e Brigadës së Zjarrfikësve dhe Mbrojtjes Civile ka marrë më shumë se 11725 thirrje në shkallë vendi me 4592 shpëtime dhe evakuime të bashkëqytetarëve tanë në vende të sigurta, prej të cilave 807 janë kryer nga ajri.