OEMV: Qeveria kundër zhvillimit ekonomik, penalizon bizneset me tatim solidar dhe ngrin çmimet e ulura

 Nga OEMVP kanë reaguar për masat e fundit të Qeverisë. Ata thonë se edhe përkundrejt gjitha reagimeve të OEMVP, Kuvendi miratoi ligjin në procedurë të përshpejtuar, duke dëshmuar edhe njëherë që siguria juridike e kompanive në Republikën e Maqedonisë së Veriut asnjëherë nuk është e garantuar dhe që kompanitë e suksesshme të cilët punojnë në mënyrë të rregullt,  kontribuojnë në zhvillim ekonomik të vendit dhe që njëherit janë tatimpaguesit më të mëdhenj do të dënohen për suksesin e tyre dhe pasojat e keq menaxhimit të krizës nga ana e institucioneve do të bien në barrë të tyre.

“Me këtë ligj retroaktiv, kompanitë vendore jo vetëm që do të dënohen me shuma marramendëse dhe nuk do të mund të realizojnë investimet e planifikuara, por të njëjtët do të destimulohen që të punojnë me fitim gjatë viteve në vijim, gjë e cila mund të stimulojë edhe më tej ekonominë joformale. Gjithashtu do të paraqet një barë të madhe për kompanitë sepse ato mjete të fituara më herët, kompanitë veç më i kanë investuar që nënkupton se ky ligj do i vë në pozitë të keqe vitet vijuese kompanitë e përfshira në ligj”, thonë nga OEMVP.

Ata i bëjnë thirrje Presidentit të RMV-së që të ketë parasysh Kërkesën e OEMVP të dërguar më herët për të mos e nënshkruar dekretin për shpalljen e Ligjit për tatimin solidar.

“Vendim tjetër mjaft i dëmshëm për kompanitë e RMV është Vendimi për uljen e çmimeve të produkteve ushqimore për së paku 10% dhe ngrirjen e çmimeve të ulura, e cila po ndërmerret disa herë radhazi  ngjashëm brenda 2 viteve. Ekonomia e tregut të lirë është vënë në pikëpyetje me ndërhyrjet e shumta nga ana e Qeverisë, kështu duke stimuluar ekonominë gri ndërkaq, synimet e vendit tonë janë eliminimi i saj, por edhe i nxitjes së konkurrencës së lirë”, thonë nga OEMVP.

Gjatë ndërmarrjes së vendimeve të tilla, thonë nga OEMV, janë të nevojshme edhe eliminimi i përkohshëm i tatimeve apo tarifave doganore me qëllim të evitimit të mungesës së atyre produkteve në treg por edhe të mbrohen prodhuesit vendor. Gjatë uljes së çmimeve të këtyre produkteve rrezikohet edhe cilësia e produkteve nga vet prodhuesit të cilët do duhet të punojnë me humbje.

Oda ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimiore u bën thirrje të gjitha institucioneve në vend që sjellja e vendimeve dhe ligjeve të tilla nuk duhet të bëhet pa analiza përkatëse dhe të detajuara të tregut, sepse pasojat e të njëjtës do të jenë shumë të mëdha.

Kujtojmë se dje, me propozim të Ministrisë së Ekonomisë, Qeveria në seancë vendosi të ngrijë çmimet e 50 produkteve ushqimore, si dhe obligimin e tregtarëve për të prokuruar lloje të caktuara dhe sasitë e mallrave individuale për konsumatorët sipas rendit të caktuar.

Sipas vendimit, tregtarët që merren me prodhim dhe tregti me shumicë kanë detyrimin t’i shesin produktet/mallrat që janë me çmim të reduktuar çdo muaj te tregtarët që merren me tregtinë me pakicë, në masën të paktën 70% të sasisë së shitur në muajin gusht 2023.

Po ashtu, me propozim të Ministrisë së Ekonomisë, Qeveria në seancën e djeshme ka miratuar Vendim për plotësimin e Vendimit për ndalimin e tregtarëve nga tregtia me mallra të veçanta.

Me Vendim, shitësve me pakicë u ndalohet të ofrojnë shitje aksionale (aksion) dhe shitje promocionale (promocion) gjatë shitjes së produkteve bujqësore dhe ushqimore. Ndalimi do të jetë i vlefshëm deri më 30 nëntor 2023.

Në të njëjtën kohë, u vendos që çmimet në tregtinë me pakicë, të cilat janë ulur për shkak të skadimit të afatit të produkteve bujqësore dhe ushqimore, të mos konsiderohen si shitje promocionale (promocion).

Më 1 korrik përfundoi masa për marzhet e ngrira për produktet ushqimore bazë – bukë, sheqer, vezë dhe produkte të qumështit. Me këtë lëvizje, shteti ia lë në dorë prodhuesve dhe tregtarëve që t’i përcaktojnë vetë çmimet sipas kushteve të tregut. Të gjitha të rezervuara për vlerësimet e rritjes ose rënies së çmimeve.