Inspektorati i mjedisit jetësor në NP Drislla ka konsatuar shkelje: Të paguajë gjobë ose rasti do t’i dorëzohet Gjykatës

Inspektori i Përgjithshëm i Mjedisit jetësor ka kryer inspektim të jashtëzakonshëm në bazë të kërkesës/peticionit të Shoqatës Të rinjtë e Batincës dhe urdhrit për inspektim të jashtëzakonshëm të datës 04.09.2023 për kryerjen e kontrollit gjatë të cilit është konstatuar gjendja faktike si në vijim: vizualisht është konstatuar se ka ndotje të Markova Rekës me lëng kafe të errët, ndërsa gjatë kontrollit nuk është konstatuar erë, transmeton Portalb.mk.

Në të njëjtën ditë, nga laboratori i akredituar për mjedis jetësor EUROMAK KONTROL Shkup, janë marrë mostra nga tri vende për analiza të ujit nga Markova Reka (plus një mostër shtesë e dorëzuar nga qytetarët nga Batinca) dhe sipas raportit të analizave laboratorike disa parametra janë brenda kufijve të përqendrimeve maksimale të lejuara dhe disa parametra janë më të larta se përqendrimet maksimale të lejuara dhe nuk janë në përputhje me rregulloren për kushtet, mënyrën dhe kufijtë e vlerave të shkarkimeve për shkarkimin e ujërave të zeza pas pastrimit të tyre, metodën e llogaritjes së tyre, duke marrë parasysh kërkesat e veçanta për mbrojtjen e zonave të mbrojtura.

“Gjatë mbikëqyrjes, po ashtu është konstatuar se NP Drisla ka bërë matjen e shkarkimeve në ajër nga emetimet e gazrave të mbetura që dalin nga furra për djegien e mbeturinave të rrezikshme. Nga raportet që janë përgatitur nga matjet e kryera gjatë muajit gusht 2023, gjithsej tri matje në datat 8, 15 dhe 22 gusht 2023, të gjithë parametrat e matur janë brenda kufijve të lejuar sipas Rregullores për vlerat kufitar  për nivelet e lejuara të shkarkimeve dhe llojet e substancave ndotëse në mbetjet e gazeve dhe avujve që emetohen nga burimet e palëvizshme në ajër dhe Rregulloren për vlerat kufitare të emetimeve gjatë djegies dhe djegies së mbetjeve dhe kushtet dhe mënyra e funksionimit të instalimeve të djegies, gjegjësisht nuk ka tejkalim të kufijve të vlerave. Furra, e cila përdoret herë pas here për djegien n e mbetjeve (ISHMJ ka ndaluar përdorimin e vazhdueshëm të furrës) është e pajisur me një filtër uji (pastrues)”, deklarojnë nga Inspetorati për mjedis jetësor.

Për inspektim janë dorëzuar edhe raportet mujore për sasitë e djegura dhe të autoklavuara të mbetjeve mjekësore, farmaceutike dhe të tjera për muajt qershor, korrik dhe gusht. Impianti i autoklavimit të mbetjeve mjekësore është në funksionim të rregullt dhe mbetjet e autoklavuara pas trajtimit klasifikohen si mbetje komunale dhe depozitohen në deponi.

Gjatë mbikëqyrjes, inspektimit i janë bashkangjitur edhe raportet nga tri matjet e fundit të ujit të pusit, i cili furnizon NP Drisllën me ujë teknologjik. Matjet e ujërave nëntokësore nga pusi janë bërë nga Qendra për Shëndet Publik – Shkup më 30.06.2023, 21.07.2023 dhe 11.08.2023. Nga raportet konstatohet se mostrat e ekzaminuara në raport me parametrat e shqyrtuar korrespondojnë në analizën fiziko-kimike dhe bakteriologjike.

Në pajtim me Ligjin për mjedisin jetësor, inspektori ka ndërmarrë veprime konform konstatimeve të shkeljeve të dispozitave ligjore. Personit juridik i është ofruar procedurë shlyerjeje për vepër penale e dënueshme sipas Ligjit për mjedisin jetësor – neni 212-zh paragrafi (1) pika 1 lidhur me nenin 20, (shkelje e kategorisë së tretë për të cilën për tregtar të mesëm sanskioni varion 110.000-120.000 euro në kundërvlerë në denarë). Nëse procesverbali për mirëkuptim nuk nënshkruhet nga personi përgjegjës në përputhje me rregulloren, i gjithë rasti do t’i dorëzohet Gjykatës në Shkup më 25.09 dhe do të kërkohet sanksionim për personin juridik dhe personin përgjegjës në personin juridik.