RMV, ndërpritet masa për marzhet, çmimet do t’i vendosë tregu

Prej sot nuk do të vlejë më vendimi për kufizim të marzheve tregtare e cila ishte për produktet bazë: buka e bardhë, sheqeri, vaji i lulediellit, mielli i grurit tip 400 dhe 500, makaronat dhe shpagetat, orizi, qumështi i lopës, vezët, gjiza, kashkavalli, kosi, ajka dhe jogurti, transmeton Portalb.mk.

Nga Ministria e Ekonomisë thanë për MIA-n se, gjendja po ndiqet dhe se, tani për tani çmimet vendore janë stabilizuar.

“Duke pasur parasysh se kemi stabilizim të çmimeve vendore në treg, të cilat janë rezultat i stabilizimit të çmimeve të bursës të lëndëve të para të importuara dhe çmimet e enegjisë elektrike, vlerësojmë se, pas përfundimit të afatit të zbatimit të vendimit të marzheve tregtare, 30 qershor, çmimet vendore duhet të vazhdojën të konfirmohen sipas kushteve të tregut”, thonë nga Ministria e Ekonomisë.

Sqarimi i ministrisë është se, zbatimi afatgjatë i marzheve tregtare, në situatë ku nuk ka pasiguri të rritjes permanente, mund të sjellë në efekt të kundërt të kushteve të tregut për shkak të imponimit të konstrollit shtetëror të çmimeve dhe uljes së konkurencës kur nuk janë objektive arsyet për të.

Prej sot filon edhe çmimi i ri i rrymës

Shfrytëzuesit e tregut rregullator të energjisë elektrike në gjashtë muajt e ardhshëm do ta paguajnë rrymën me çmimin e ri, që të martën e caktoi Komisioni Rregullator i Energjetikës.

KRRE vendosi që çmimi i përgjithshëm i energjisë elektrike të ulët për 7,04 përqind në bllokun e parë, me tarifën e llogaritur të energjisë dhe rrjetit, në bllokun e dytë do të jetë për 4,09 përqind më e lirë, derisa në bllokun e tretë do të ketë rritje për 2,54 përqind, ndërsa në bllokun e katërt do të ketë rritje për 2,42 përqind.

Shkrirja e marzheve vjen në kushtet kur çmimet e ushqimeve në mbarë botën janë në rënie prej një viti, ndërsa në Maqedoninë e Veriut as marzhet e kufizuara nuk arritën të frenojnë rritjen e çmimeve. Muaji në vijim do të tregojë se cilat do të jenë çmimet e produkteve ushqimore në dyqane dhe nëse do të ketë sërish abuzime nga tregtarët, duke vendosur marzhe të fryra për produktet.

Nga Organizata për mbrojtjen e konsumatorëve nuk presin kërcim të tyre drastik, ndonëse nga ana tjetër nuk presin as rënie të çmimeve.

Gjatë krizës energjetike, qeveria disa herë ngriu çmimet e produkteve bazë.