Në emër të sigurisë

Debati më i ashpër në kohërat moderne lidhet me temën kujt duhet t’i jepet përparësi, sigurisë apo të drejtave të njeriut? Qëndrimi mbizotërues në politikën ndërkombëtare është se siguria është më e rëndësishme nga të gjitha vlerat tjera dhe asaj duhet t’i jepet gjithmonë përparësi. Ky qëndrim në shumë vende të botës ka krijuar situata ku të drejtat e njeriut, drejtësia dhe bartja e përgjegjësisë penale për vepra të korrupsionit si dhe demokracia në përgjithësi, shpesh sakrifikohen në emër të ruajtjes së stabilitetit politik dhe sigurisë. Ky qëndrim mund të ketë ndonjëherë arsyetim afatshkurtër, por në aspekt afatgjatë jo vetëm që është kundërthënës por është edhe kontraproduktiv dhe skajshmërisht i rrezikshëm dhe problematik.

Në emër të ruajtjes së stabilitetit politik, komuniteti ndërkombëtar toleroi dhr në disa rsste ende toleron me dekada të tëra që vendet e Ballkanit Perëndimor por edhe të Evropës Lindore të udhëhiqen nga politikanë totalitarë të cilët e mbanin dhe e mbajnë pushtetin përmes instrumenteve të demokracisë joliberale, me fjalë tjera, duke i shfrytëzuar mjetet demokratike si që janë zgjedhjet dhe pluralizmi politik, pot duke i lënë anësh vlerat si liria për të zgjedhur dhe pavarësia e institucioneve shtetërore e mbrojtja e tyre nga partizimi. Në shumë raste u tregua që kjo qasje është tërësisht e gabur sepse shkakton erozon shoqëror, degradim të të drejtave të qytetarëve dhe në fund sërish përfundon me rrezik për sigurinë e shtetit si që ishte rasti në RMV me ngjatjet si 27 Prilli 2017 ose rasti i Kumanovës në 2015. Mbrojtja e vazhduar e stabilokracisë në fund përfundon keq për të gjithë dhe gjithmonë e vë në rrezik sigurinë që pretendon të mbrohet.

Në emër të sigurisë janë bërë shumë krime. Edhe në Lindjrn e Mesme, në emër të sigurisë Palestinezët janë detyruar të jetojnë në kushte subnjerëzore. Të drejtat e tyre themelore janë shkelur me dekada të tëra. Izolimi dhe marghinalizimi i tyre është bërë pikërisht në emër të sigurisë dhe mbrojtjes së Izraelit. Në margjibalizim i tillë i bazuar në dhunë në emër të sigurisë do të prodhojë organizata të dhunshme si Hamasi, që përmes akteve terroriste si ai i pak ditëve më parë ku kishte mbi 900 viktima, do ta targetojë pikrëisht atë siguri që mbrohet si vlerë kryesore e një shoqërie. Aktet terroriste janë tërësisht të papranueshme dhe makabre me pasoja të thella traumatuke jo vetëm për të gjithe personat e involvuar dhe familjet e tyre por edhe për shoqërinë në përgjithësi. Terrorizmi është i tmerrshëm për shkak se nuk zgjidhen viktimat dhe qëllimi është që në mënyre arbitrare të vriten sa më shumë viktima të pafajshme dhe të mbillet frikë dhe tmerr tek popullata më e gjerë. Terrorizmi është ende më i padrejtë se lufta, sepse vret viktima në mënyrë meskine dhe pa i zgjedhur caqet. Terrorizmi nuk duhet lejuar të lulëzojë, duke u nxitur nga padrejtësi të ndryshme për shkak të të cilave disa mundohen ta arsyetojnë të njejtin. Terrorizmi është gjithmonë i papranueshëm për shoqërinë njerëzore.

Ajo që duhet analizuar janë shkaqet e paraqitjes së terrorizmit dhe mënyrat e parandalimit të tij. Në emër të sigurisë janë shkelur të drejtat e njeriut. Rezultoi që shkeljet e të drejtave të njeriut shkaktojnë shkelje të tjera dhe viktimat janë gjithnjë qytetarët e pafajshëm të të dyja anëve të cilët janë përfshirë në një rreth vicioz të dhunës që duket se nuk ka fund. Siguria e vënë si prioritet me dekada të tëra shembet si kullë letrash në çalimin e parë të institucioneve dhe përfundon me numër të madh të viktimave në të dy anët. Ata që vuajnë janë Izraelitet që mbajnë zi për viktimat e aktit tettorist dhe Palestinezët që e dinë se me çka do të përballen pas këtij akti terrorist. Sepse ata që i bëjnë këto akte do ta vazhdojnë të fshehur veprimtarinë e tyre, por bashkëkombasit e tyre Palestinezë, në emër të të cilëve Hamasini bën këto akte, do të jenë ata që do të përballen me veprimin hakmarrës të Izraelit që padyshim do të pasojë. Është kaq e padrejtë, autoritetet shtetërote dhe organizatat veprojnë emër të sigurisë por ata që e pësojnë janë gjithmonë qytetarët e thjeshtë sigutia e të cilëve ka dekada që nuk ekziston.

Bota e përparuar, komuniteti ndërkombëtar që i jep përparësi sigurisë gjithmonë para të drejtave të njeriut, duhet ta ndryshojë qëndrimin dhe t’i japë fund krijimit të shoqërive të margjinalizuara të mbushura plot me njerëz të cilët nuk kanë asgjë për të humbur. Sepse kur të drjetat e njeriut, liria dhe demokracia një herë sajrifikohen, atëherë ato mund të sakrifikohen gjithmonë dhe nga të gjithë, e viktimat do të jenë gjithmonë njerëzit e pafajshëm të ngujuar në një cikël të pafund dhune që e shemb përgjitjmomë iluzionin e sigurisë.

Shkrimi është shkruar enkas për Portalb.mk. Të drejtat e publikimit i kanë vetëm Portalb.mk dhe autori, sipas marrëveshjes mes tyre.