Ministria ka ndarë buxhet për të financuar përkthimin dhe botimin e librave të shkrimtarëve nga Maqedonia e Veriut
Përmes përkthimit dhe botimit të autorëve të Maqedonisë së Veriut, Ministria për Kulturë dhe Turizëm planifikon afirmimin ndërkombëtar të letërsisë maqedonase. Vlera maksimale për një projekt mund të arrin deri 300 mijë denarë, transmeton Portalb.mk.
“vendas për lexuesit e huaj dhe të avancohet bashkëpunimi kulturor me botuesit ndërkombëtarë. Të drejtë pjesëmarrjeje kanë ekskluzivisht botuesit e huaj, veprimtaria e të cilëve përfshin botimin e librave. Me Konkursin do të mbështeten përkthimi dhe botimi i prozës artistike, poezisë, dramës, eseve, letërsisë për fëmijë, si dhe antologjive dhe përzgjedhjeve të tjera letrare të dedikuara për rreth më të gjerë të lexuesve”, raportoi Ministria.
Në financim nuk duhet të përfshihen shpenzimet për shtypje, promovim dhe shpërndarje.
“Konkursi është i hapur gjatë gjithë vitit, ndërsa komisioni profesional do t’i shqyrtojë aplikimet e pranuara në dy afate: në tetor 2026 dhe në mars 2027. Aplikimet dhe dokumentacioni shoqërues dorëzohen në formatin PDF në adresën elektronike: [email protected]”, raportoi Ministria.