Më pak vrasje në Maqedoninë e Veriut, Mali i Zi kryeson në rajon, ndërsa një shtet tjetër në BE

Maqedonia e Veriut në vitin 2024 kishte një shkallë vrasjesh të regjistruara nga policia prej 1,10 në 100.000 banorë, tregojnë të dhënat e Eurostat, raporton MIA. Shkalla më e lartë e vrasjeve midis vendeve në rajon është në Mal të Zi me 1,92, në Bullgari është 1,23, në Serbi 0,82, ndërsa në Greqi 0,78.

Në Bashkimin Evropian, shkallën më të lartë të vrasjeve kishte Lituania – 2,63 në100.000 banorë. Pas saj vijon Letonia me 2,40 dhe Estonia me 1,82.

Shkalla më e ulët në BE u regjistrua në Luksemburg, me 0,30 vrasje për 100.000 banorë, përpara Italisë me 0,57 dhe Republikës Çeke me 0,63.

Pavarësisht normës më të lartë, Lituania regjistroi edhe rënien më të madhe të këtij treguesi, i cili është më shumë se përgjysmuar krahasuar me vitin 2014.

Një trend në rënie në dekadën e fundit është vërejtur edhe në Maqedoni, e cila në vitin 2014 kishte 1,21 vrasje për 100,000 banorë krahasuar me 1.10 që është aktualisht.