Me derbin ndërmjet Bashkimit dhe SIleksit filloi java e gjashtë në Ligën e Parë, nesër do të luhet derbi shqiptar

Në javën e gjashtë të Ligë së Parë në futbollin e Maqedonisë së Veriut filloi me ndeshjen ndërmjet Bashkimit dhe Sileksit. Në këtë vendasint e Kumanovës fituan me rezultat 2—1 kundër Sileksit, transmeton Portalb.mk.

Basshkimi shënoi i pari në pjesën e parë përmes Avornyo, ndërsa goli i dytë erdhi në pjesën e dytë nga Aleksovski. Sileksi i Kratovës deri në fund të ndeshjes vetëm arriti të ngushton rezultatin përmes Pires.

Sot u zhvillua edhe ndeshja ndërmjet Makedonija GJ.P. dhe Akademia PB, ku vendasit fituan me rezultat 2-0.

Nesër do të luhet ndeshja derbi ndërmjet Strugës dhe Shkëndijës, dhe ajo ndërmjet Tikveshit dhe Shkupit. Të dy ndeshjet do të fillojnë prej 15:30.

Arsimi kundër Vardarit do të luajë të enjten, kur do të luhet edhe ndeshja ndërmjet Rabotniçkit dhe Pelisterit.

Sileksi gjendet në pozitën e parë me 15 pikë nga gjashtë ndeshje, pastaj vjen Struga me 15 pikë nga pesë ndeshje. Shkëndija ka 10 pikë nga katër ndeshje në pozitën e katërt, e ndjekur nga Bashkimi me 10 pikë nga gjashtë ndeshje. Arsimi gjendet e teta me pesë pikë, ndërsa Shkupi e fundit me zero pikë.

Ndryshe, Kampion i Ligës së Parë në sezonin 2024/25 është shpallur Shkëndija e Tetovës, ndërsa Vardari është fitues i Kupës. Në sezonin 2025/26 në Ligën e Parë do të luajnë Shkëndija, Struga, Shkupi, Bashkimi dhe Arsimi që u kualifikua nga Liga e Dytë për herë të parë.

Në 1/8 e Kup së Maqedonisë së Veriut janë kualifikuar 16 ekipe: Shkëndija, Shkupi, Tikveshi, Bashkimi, Pelisteri, Rabotniçki, Sileksi, Makedonija Gj.P., Vardari, Struga Trim&Lum; Bregallnica, Ohri, Detoniti, Shkëndija Haraçinës, Bellasica dhe Novaci.