U hodh shorti për ndeshjet e sezonit të ardhshëm në RMV, që në javën e parë do të luhet derbi shqiptar

Federata e Futbollit të Maqedonisë së Veriut sot ka përpiluar kalendarin e ndeshjeve për sezonin e ardhshëm në Ligën e Parë, Dytë dhe në Kupën e Maqedonisë së Veriut, transmeton Portalb.mk.

Ndeshjet e Ligës së parë në futbollin e Maqedonisë së Veriut do të fillojnë më 8 gusht. Në javën e parë do të ndeshet Bashkimi kundër Arsimit, Struga kundër Makedonija Gj.P., ndërsa Shkëndija do të luajë kundër Shkupit.

Ndeshjet e Ligës së Dytë do të fillojnë më 23 gusht. Ekipi i Shkëndijës së Haraçinës do të jetë ekip i lirë, pasi Besa e Dobërdollit u tërhoq nga Liga e Dytë.

Sot u hodh edhe shorti për ndeshjet e Kupëss ë Maqedonisë së Verut për 1/16 e finales: Bashkimi 2008 – Dtonit, Shkëndija Haraçinës – Kamenica, Belasica – Arsimi, Jani Maale Sport – Shkëndija, Karbinci – Rabotniçki, Evrotip – Sileks, Pobeda – Bregallnica, Tetekst – Pelister, Ohri – Akademia Brera, Luboten – Makedonija Gj.P., Skopje – Tikvesh, Kozhuf – Shkupit, Pobeda – Bashkim, ndërsa Pçinja do të jetë e lirë pasi Besa Dobërdollit e anuloi pjesëmarrjen edhe në ndeshjet e Kupës.

Ndryshe, kampion i Ligës së Parë në sezonin 2024/25 është shpallur Shkëndija e Tetovës, ndërsa Vardari është fitues i Kupës.

Në sezonin e ardhshëm në Ligën e Parë do të luajnë Shkëndija, Struga, Shkupi, Bashkimi dhe Arsimi që u kualifikua nga Liga e Dytë për herë të parë.