Mbi veprimet tutkune të prijësve qorra

Maqedonia e Veriut bën pjesë ndër vendet e brishta të Ballkanit. Ajo u pavarësua 79 vite pas Shqipërisë londineze, por, mënyra se si përballet paria e saj me disa situata të vështira, që rrezikojnë shtetin, mund t’u shërbejë si shembull politikanëve shqiptarë.

Në prill të vitit 2022 ajo shpalli persona të padëshirueshëm (non grata) dhe përzuri nga Shkupi 6 diplomatë rusë. Të njëjtën gjë e përsëriti në nëntor të vitit 2023, duke dëbuar nga Maqedoniae Veriut edhe 3 punonjës të tjerë të ambasadës ruse, për shkak të aktiviteteve që rrezikonin sigurinë e vendit ku kishin ardhur të kryejnë detyrat e diplomatëve, jo ato të spiunëve të Putinit.

Po në shtator të vitit 2023 nga Maqedonia e Veriut u dëbua një prift rus, që ishte në shërbim të inteligjencës ruse, i ngarkuar me misionin për destabilizimin e vendit dhe përkeqësimin e marrëdhënieve të saj me Bullgarinë. Me këtë rast, kryetari Stevo Pendarovskie akuzoi Vlladimir Putinin se po punon për shkatërrimin e Maqedonisë së Veriut nëpërmjet diplomacisë kishtare.

Natyrisht, dëbimet u bënë përkundër dëshirës së rusofilëve të shumtë, që e manifestuan qartë pakënaqësinë me vendimet e pushtetit.
Në dallim nga politikanët maqedonas, kryeministri i Shqipërisë, në stinën më të ligë të shtetit të ri të Kosovës, kur Serbia shtoi kanosjet për ripushtimin e saj, braktisi Procesin e Berlinit, qëllimi i të cilit është bashkëpunimi rajonal në fushat e rëndësishme të jetës që do t’i afrojë vendet ballkanike më pranë dyerve të Evropës dhe u bë boria më e zëshme anti BE-së, në përpjekjen qesharake për ta paraqitur Ballkanin e Hapur (Botën serbe) si alternativë të Procesit të Berlinit, pa e kuptuar se ajo favorizoi forcimin e hegjemonizmit serb dhe shtrembërimin e imazhit të Kosovës para syve të botës, paraqitjen e saj si jo bashkëpunuese me shtetet e rajonit, madje dhe me shtetin amë, pjesë e të cilit ndoshta do të ishte prej kohësh po të kishim një pari më shumë progjermane sesa proserbe.

Në dallim nga Maqedonia e Veriut, që, nëvitin 2011, përkundër trysnisë së jashtëzakonshme të pushtetit dhe kishës serbe, futi në burg priftin filoserb Jovan Vranishkovskin, kurse brenda dy viteve guxoi të dëbojë 9 “diplomatë” dhe një “prift” rus, shteti shqiptar, nuk denjon ta thotë një fjalë të vetme përJanullatosin, që kryen me pedantëri detyrat që i shkojnë përhosh hegjemonizmit grek, synimi parësor i të cilit qe dhe është zhvlerësimi i plotë i autoqefalitetit të Kishës Ortodokse Shqiptare; zhvlerësimi i arritjeve të priftërinjëve shqiptarë, me në krye Fan Nolin dhe riaktualizimi i asimilimit të shqiptarëve ortodoksë të Shqipërisë së jugut në grekë nëpërmjet profkave religjioze.
Të vetmen gjë që bëri paria e shtetit Amë qe kur gjëja e janarit të vitit 2021, kur shpalli të padëshirueshëm sekretarin e dytë të ambasadës ruse nëTiranë, me akuzën se nuk i kishte respektuar masat anti-Covid.

Natyrisht, kjo nuk mund të justifikojë veprimet tutkune dhe të padenja të prijësve qorra të shtetit, që rrezikohet prej vitesh nga masha, renegatë e jeniçerë të përmasave mikroskopike si: bollanot, belerët dhe minjtë tjerë brejtës të substancës shqiptare.

Shkrimi është shkruar enkas për Portalb.mk. Të drejtat e publikimit i kanë vetëm Portalb.mk dhe autori, sipas marrëveshjes mes tyre.