Gjatë ditës së djeshme kishte ndërprerje të votimit në vendvotimet 1075, 1100 dhe 1090, të gjithë në Kumanovë. Ndërprerja zgjati më shumë se tre orë dhe sipas nenit 151, KSHZ-ja duhet të sjell vendim për prishje të votimit në këto tre vendvotime, raportoi Alsat.

Komisioni vlerësoi që votimi mos të përsëritet në këto vendvotime me gjithsej 872 votues, pasi këto vota nuk ndikojnë në rezultatin final.

Ndërkohë u raportua që në rrethin e parë për zgjedhjet presidenciale, u regjistruan 24 549 fleta të pavlefshme për votim.

Në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale 2024 nga numri i përgjithshëm i votuesve 1.1814.317 votuan 867 qytetarë apo 49,94%, prej të cilëve numri i votave të vlefshme ishte 881.272 ndërsa vota të pavlefshme dolën 24.562. Në bazë të rezultateve të fundit, dallimi mes Bujar Osmanit dhe Arben Taravarit ishte mbi 37 mijë vota, ndërsa mes Siljana Davkovës dhe Stevo Pendarovskit ishte mbi 182 mijë vota.

Vlerësim pozitiv për rrethin e parë ka dhënë Misioni i OSBE/ODHIR dhe Civil. Në ditën e zgjedhjeve në dy vendvotime në Kumanovë për shkak të mosfunksionimit të aparateve UBIG nuk janë hapur vendvotimet, ndërsa në një tjetër është humbur vula. Po atë ditë parregullsi ka raportuar disa herë edhe Ministria për Punë të BrendshmeProkuroria dhe sektori civil.