Rezultatet e votave të numëruara të rrethit të parë të zgjedhjeve presidenciale në RMV

Ngjashëm si në zgjedhjet presidenciale të vitit 2019, më 8 maj në rrethin e dytë do të përballen presidenti aktual i vendit dhe njëherit kandidat i LSDM-së Stevo Pendarovski dhe kandidatja e VMRO-DPMNE-së Gordana Siljanovska e cila në rrethin e parë të zgjedhjeve të mbajtur më 24 prill, ka shënuar fitore bindëse, shkruan Portalb.mk.

Rezultatet nga rrethi i parë i zgjedhjeve presidenciale 2024 në RMV.
Rezultatet nga rrethi i parë i zgjedhjeve presidenciale 2024 në RMV.

Sipas 100 % të votave të numëruara nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, Gordana Siljanovska Davkova ka marrë 363.086 vota (40.08 %), apo 182.586 më shumë se Stevo Pendarovski i cili mori 180.500 vota (19.92%).

Në bllokun shqiptar, diferenca midis dy kandidatëve ishte 37.695 vota. Bujar Osmani nga Fronti Evropian mori 121.088 vota (13.37%). Ndërsa Arben Taravari nga VLEN mori 83.393 vota (9.20%).

Maksim Dimitrevski nga ZNAM mori 83.856 vota (9.26%). Biljana Vankovska Cvetkovska nga Levica (E Majta) mori 41.331 vota (4.56%) dhe Stevço Jakomovski nga GROM mori 8.121 vota (0.90%).

Sipas këtyre rezultateve, në rrethin e dytë në përballje kokë më kokë do të shkojnë Pendarovski dhe Davkova, ngjashëm si në zgjedhjet e fundit presidenciale të vitit 2019.

Rezultatet nga rrethi i parë i zgjedhjeve presidenciale 2024 në RMV.
Rezultatet nga rrethi i parë i zgjedhjeve presidenciale 2024 në RMV.

Nëse presidenti aktual Pendarovski do të arrijë të fitojë edhe një mandat mbetet të shihet se si do të pozicionohen dy blloqet e partive shqiptare, nga të cilat deri më tani zyrtarisht nuk kanë dalë me ndonjë qëndrim.

Në zgjedhjet e vitit 2019, në rrethin e parë Pendarovski mori 322.581 vota ndërsa Siljanovska Davkova 318.341. Kurse në rrethin e dytë Pendarovski mori 435.656 vota, ndërsa Siljanovska Davkova 377.346 vota.

REZULTATI I ZGJEDHJEVE PRESIDENCIALE
REZULTATI I ZGJEDHJEVE PRESIDENCIALE 2019

Në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale 2024 nga numri i përgjithshëm i votuesve 1.1814.317 votuan 905.958 qytetarë apo 49,93%, prej të cilëve numri i votave të vlefshme ishte 881.376 ndërsa vota të pavlefshme dolën 24.562.

Rrethi i dytë i zgjedhjeve presidenciale do të mbahet me 8 maj së bashku me zgjedhjet parlamentare.

Si votuan komunat e shqiptarëve për Osmanin dhe Taravarin?

Si votuan komunat e shqiptarëve për Osmanin dhe Taravarin?
Si votuan komunat e shqiptarëve për Osmanin dhe Taravarin?

Dalja në komunat shqiptare në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale

Dalja e votuesve në komunat të banuara me shumicë shqiptare
Dalja e votuesve në komunat të banuara me shumicë shqiptare