Kryetari i ri i Këshillit Gjyqësor Georgiev: Do të rrisim transparencën, seancat do t’i incizojë MIA

Këshilli Gjyqësor me mua si kryetar do të tregojë se do të rrisë transparencën dhe llogaridhënien në punën e Këshillit Gjyqësor, tha para fillimit të seancës së sotme kryetari i sapozgjedhur i Këshillit Gjyqësor Sashko Georgiev, i cili këtë herë u transmetua drejtpërdrejt në profili në Facebook të agjencisë shtetërore MIA, transmeton Portalb.mk.

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (ShGM) dje dënoi qëndrimin joparimor të kryetarit të ri, i cili largoi kameramanët e pranishëm në seancën e parë si kryetar, dhe lejoi prezencën vetëm të gazetarëve, për shkak se kishte shumë turmë.

“Vetëm të gjithë së bashku me punë jashtëzakonisht transparente së bashku do të arrijmë rezultate të mira. Kam kërkuar praninë e një kamere nga MIA dhe ju ftoj të ndiqni seancat tona në të ardhmen. Edhe sot do të kontaktoj me përfaqësues të MIA-së përmes Këshillit Gjyqësor në mënyrë që në të ardhmen të kemi incizim të rregullt të seancave dhe t’i transmetojmë përmes MIA-së dhe kush është i interesuar t’i marrë nga MIA”, ka përfunduar Georgiev në fillim të seancës së sotme.

Edhe Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizive (AShMAAV) dënoi sot largimin e kameramanëve të pranishëm në seancën e djeshme të Këshillit Gjyqësor dhe theksoi se ky qëndrim joprofesional ndaj mediave kontribuon jo vetëm në hedhjen e hijes së transparencës së gjyqësorit, por edhe shkeljen e të drejtës së publikut për t’u informuar plotësisht për punën e organeve gjyqësore.

“Kujtojmë se është veçanërisht e rëndësishme që të gjitha ekipet gazetareske të kenë qasje të papenguar për raportimin e ngjarjeve që janë me interes publik, në drejtim të garantimit të transparencës dhe llogaridhënies së institucioneve”, thuhet në reagimin eAShMAAV-së.

Të enjten e kaluar, me tetë vota “pro” dhe katër “kundër”, në seancën e Këshillit Gjyqësor që ishte caktuar jashtë orarit të punës, kryetar i ri u zgjodh Sashko Georgiev, pasi paraprakisht u shkarkua Vesna Dameva në mënyrë kontestuese, të cilën ekspertët e interpretuan si të paligjshme.

Kujtojmë se më 26 prill u shkarkua nga funksionini kryetarja e Këshillit Gjyqësor, Vesna DamevaZëvendësi i saj, Selim Ademi, i cili pas zënkave që kanë zgjatur disa orë dhe pasi Dameva refuzoi ta vendos në votim pikën e cila nuk ishte në rend dite, ai e hodhi propozimin në votim. Shtatë anëtarë e mbështetën zëvendësin, i cili e mori udhëheqjen e seancës në prani të saj.