Jolevski në takim me Llogën kërkoi që në Strategjinë e re të rriten kompetencat e Këshillit të Prokurorëve

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, realizoi takim pune me Kryetarin e Këshillit të Prokurorëve Publikë, Antonio Jolevski, në të cilin u bisedua për situatat aktuale në sistemin prokurorial publik dhe gjyqësor. Jollevski kërkoi që në Strategjinë për Reforma në Sistemin Gjyqësor 2023-2027 të rriten kompetencat  e Këshillit të Prokurorëve Publikë në fushën e përgjegjësisë dhe në referimin e prokurorëve publikë, transmeton Portalb.mk.

“Propozohet që Këshilli të ketë mundësi të parashtrojë propozim për nisje të procedurës disiplinore. Ministri Lloga tregoi se propozimet е tilla do të shqyrtohen gjatë hartimit të Strategjisë. Në takim u diskutua edhe për përmirësimin e AKMIS-it dhe Sistemit të Menaxhimit të Rasteve”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë.

Kujtojmë se disa ditë më parë, ministri i Drejtësisë Krenar Lloga ishte befasuar me deklaratën e kryetarit të Këshillit të Prokurorëve Publik, Antonio Jolevski dhe thotë se nuk e ka pritur nga një përfaqësues i lartë i pushtetit gjyqësor i cili duhet t’i njohë ligjet dhe Kushtetutën, në opinion të thotë se ministri i Drejtësisë nuk ka të drejtë të kërkojë procesverbal nga Këshilli Gjyqësor.

Ai thase ministri i Drejtësisë, si anëtar i Këshillit Gjyqësor, ka të drejtë të reagojë dhe të kërkojë përmbushjen e detyrimit për dërgimin e procesverbalit të seancës së Këshillit Gjyqësor.

“Ju njoftoj se deri në këtë moment Ministria e Drejtësisë nuk ka marrë ende përgjigje për shkresën me shkrim të Këshillit Gjyqësor, e cila kërkonte që procesverbali i seancës së 438-të dhe rendi i ditës i miratuar të dërgohej për shqyrtim. Ministria e Drejtësisë dhe unë si ministër po e ndjekim me vëmendje situatën në drejtësi dhe në prokurori dhe në këtë drejtim qasja do të na ndihmojë në përcaktimin e drejtimit në të cilin duhet të ecin ndryshimet ligjore për të eliminuar të gjitha mospërputhjet në funksion të garantimit të shtetit ligjor dhe reformave në gjyqësor. Presim që situata në Këshillin Gjyqësor të tejkalohet sa më shpejtë dhe ky të përfaqësojë një organ i cili do të mbrojë dhe jo të dëmtojë reputacionin e gjyqësorit”, thuhej në reagimin e Llogës.

Reagimi i Llogës erdhi pasi Jolevski në një emision në TV21 deklaroi se ministri i Drejtësisë nuk ka të drejtë të kërkojë procesverbal nga Këshilli Gjyqësor.

“Ministria e Drejtësisë është pushtet ekzekutiv, pushteti gjyqësor është i veçantë dhe këtu ka përzierje të pushtetit. Sipas meje, ministri i Drejtësisë nuk ka autorizim në pjesën e pushtetit gjyqësor, dhe a do t’i mundësohet apo jo, ajo është çështje e Këshillit Gjyqësor”, tha Jolevski.

Kujtojmë se më 26 prill u shkarkua nga funksionini kryetarja e Këshillit Gjyqësor, Vesna DamevaZëvendësi i saj, Selim Ademi, i cili pas zënkave që kanë zgjatur disa orë dhe pasi Dameva refuzoi ta vendos në votim pikën e cila nuk ishte në rend dite, ai e hodhi propozimin në votim. Shtatë anëtarë e mbështetën zëvendësin, i cili e mori udhëheqjen e seancës në prani të saj.