Kovaçevski u takua me SHGM-në për krijimin e Fondit për pluralizëm në media

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, në hapësirat e Qeverisë është takuar me Shoqatën e Gazetarëve të Maqedonisë, shoqëruar me gazetarë nga vendet e huaja, transmeton Portalb.mk.

“Përfaqësuesit e organizatave gazetareske dhe mediatike theksuan domosdoshmërinë e krijimit të një fondi për mbështetjen e pluralizmit në media. Është e rëndësishme të kemi një mekanizëm që do t’u japë mundësi të gjitha mediave dhe gazetarëve që kanë ide për përmbajtje cilësore mediatike, të kenë akses, në mënyrë transparente dhe të drejtë të mbështeten në përpjekjet e tyre për të kënaqur interesin publik”, njoftojnë nga Shoqata.

Theksohet se përmes kësaj përpjekje, planifikohet formimi i Fondit për mbështetjen e pluralizmit në media dhe rritja e sigurisë së punonjësve mediatik, sidomos gazetareve.

“Është e rëndësishme të kemi një mekanizëm që do t’u japë mundësi të gjitha mediave dhe gazetarëve që kanë ide për përmbajtje cilësore mediatike, të kenë akses, në mënyrë transparente dhe të drejtë të mbështeten në përpjekjet e tyre për të kënaqur interesin publik”, raportoi Shoqata.