Paraburgim për shtetasin e Maqedonisë së Veriut për përdhunimin e një fëmije

Gjykatësi ka pranuar propozimin e prokurorit publik për të caktuar 30 ditë masë të paraburgimit për personin e akuzuar për përdhunimin e një fëmije që kishte lindur në vitin 2017, transmeton Portalb.mk.

“Prokuroria Themelore Publike në Manastir ka sjellë Urdhër për realizimin e procedurës hetimore ndaj një banori të Resnjës i cili akuzohet për veprën penale – Përdhunimin të fëmijës që nuk ka mbushur 15 vjeç, në përputhje me nenin 188, paragrafi 5 nga Kodi Penal”, raportoi Prokuroria Themelore Publike.

Me qëllim që mos të ndikon ndaj dëshmitarëve dhe viktimës, prokurori publik propozoi 30 ditë paraburgim ndaj personit i cili dyshohet se më 2 qershor në Resnjë ka kryer përdhunimin e fëmijës që ka lindur në vitin 2017.