“Kostal Maqedonia” do të investon 50 milionë euro në fabrikën për bateritë e veturave elektrike
Prej korrikut të vitit 2023 deri në dhjetor të vitit 2026, planifikohet të investohen 50 milionë euro të reja në ndërtimin e fabrikës për prodhimin e baterive për vetura elektrike dhe hibride nga “Kostal Maqedonia”, raportoi Meta, përcjell Portalb.mk.
Përfaqësuesit e grupacionit KOSTAL sot kanë zhvilluar takim me kryeministrin Dimitar Kovaçevski dhe zëvendëskryeministrin për çështje ekonomike Fatmir Bytyqi.
Në takim u paralajmërua investimi i ri, i treti me radhë nga kompania gjermane për pjesë dhe komponentë për industrinë automobilistike “Kostal”, e cila në vendin tonë gjendet afër shtatë vjet.
Së bashku me dy fazat paraprake, investimet e përgjithshme të realizuara nga kjo kompani në Maqedoni arrijnë 150 milionë euro. Numri i vendeve të lira të punës që do të krijohen për këtë cikël të ri investimi do të jetë mbi 300 persona.