Kovaçevski: Tërheqja e VMRO-së nga marrëveshja do t’i zhgënjejë qytetarët dhe bashkësinë ndërkombëtare

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarve gjatë vizitës së sotme në Bogdanc, Kovaçevski përsëriti se “VMRO-DPMNE i ka pranuar amendamentet kushtetuese” dhe ka vlerësuar se “mohimi apo tërheqja nga ajo që është rënë dakord dhe thënë në konferencën për media pas takimit të liderëve do të ishte zhgënjim i madh për qytetarët dhe për komunitetin ndërkombëtar”, transmeton Portalb.mk.

“Si një parti shtetformuese që gjithmonë ka marrë vendimet më të vështira dhe më të mëdha për shtetin, VMRO-DPMNE-së për herë të parë po i japim shansin të marrë pjesë në marrjen e një vendimi nga i cili varet arritjae një qëllimi strategjik për shtetin.  Tani i takon VMRO-DPMNE-së që t’i bashkohet procesit, gjegjësisht të qëndrojë në proces, sepse mohimi apo tërheqja nga ajo që u dakordua dhe u shpreh në konferencë për media do të ishte një zhgënjim i madh si për qytetarët ashtu edhe për komunitetin ndërkombëtar i cili realisht këtë herë dëshiron ta shohë Maqedoninë e Veriut të vazhdojë rrugën e saj drejt BE-së dhe të jetë anëtare deri në vitin 2030”, tha Kovaçevski, i pyetur se cili nga dy propozimet e VMRO-DPMNE-së është i pranueshëm.

Ajo që u tha në konferencën për media, shtoi kryeministri, është e pranueshme për ne dhe është e pranueshme edhe për BDI-në dhe partitë e tjera të koalicionit tonë, PLD, NSDP dhe DOM. Mendoj se tani duhet shkuar te zbatimi i asaj që është rënë dakord dhe është thënë publikisht dhe jo tek interpretimi i asaj që dikush ka dashur të thotë sepse ajo që është thënë në të vërtetë edhe është diskutuar.

Kovaçevski ka përsëritur VMRO-DPMNE-në në konferencën për media pasi në takimin e liderëve konfirmuan se nuk kanë asgjë kundër ndryshimeve kushtetuese.

“Gjatë gjithë periudhës së kaluar ata akuzojnë se me ndryshimet kushtetuese dhe me përfshirjen e pjesëve të tjera të kombeve në Preambulën tonë, shteti do të bullgarizohet, asimilohet, do të kemi humbur gjuhën, identitetin tonë. Ne thamë dhe themi se kjo nuk është e vërtetë, por tani edhe VMRO-DPMNE në atë konferencë për media konfirmoi se nuk ka asgjë kundër ndryshimeve kushtetuese”, tha Kovaçevski.

Në takim, siç shtoi ai, është diskutuar se VMRO-DPMNE dëshiron të hyjë dhe të jetë pjesë e Qeverisë, gjë që ne e pranuam, se LSDM është e gatshme të heqë 50 për qind të pozitave ministrore.

“VMRO-DPMNE kishte edhe një kusht, që Bashkimi Demokratik për Integrim të mos merrte pjesë në atë Qeveri, të cilën unë e vlerësova si kërkesë që mund të shkaktonte një dinamikë të caktuar politike, por BDI-ja e pranoi me shpejtësi. Fakti që mund të shkaktojë dinamikë politike u konfirmua më vonë kur edhe Aleanca për Shqiptarët edhe BESA thanë se nuk do të marrin pjesë në një qeverisje të tillë siç është kërkuar nga BDI-ja, por ka qenë dëshirë e VMRO-DPMNE-së e shprehur përmes kryetarit të tyre të partisë”, tha Kovaçevski.

Ndërkhë, lideri i VMRO-së tha se LSDM është plotësisht e vetëdijshme për atë që kam ofruar në mbledhjen e liderëve, por manipulimi i vazhdueshëm që bëhet me paraqitjen e informatave të pasakta dhe imputimin e fjalëve praktikisht pasqyron gjendjen në parti dhe nënkupton mungesën e vullnetit për të bërë një hap real përpara me zgjidhje që do të thotë ruajtjen e identitetit dhe integrim real dhe të shpejtë të shtetit.

“Nga mbledhja e kryesisë është e qartë se nuk ka marrëveshje dhe ende presim përgjigje nga LSDM-ja se cilin nga dy propozimet që i kam ofruar e pranojnë. Edhe në vetë takimin Kovaçevski ishte decid se nuk ka marrëveshje, gjë që e thashë edhe më pas në deklaratat për media. Qëllimi im ishte që t’i rregulloj gjërat dhe t’u jap një perspektivë të ndryshme proceseve, të krijoj një zgjidhje që nuk do të dëmtonte qytetarët dhe të ardhmen e Maqedonisë. Më vjen keq që LSDM-ja po humb një mundësi të madhe dhe historike”, tha Mickoski.

Ndryshe, gjatë takimit, Kovaçevski i ka propozuar të votohen ndryshimet kushtetuese, pastaj të formohej qeveria, në të cilën nga 10 resore që aktualisht i menaxhon LSDM, 5 t’i jepeshin VMRO-së dhe kjo qeveri t’i përgatisë zgjedhjet parlamentare. Për Mickoskin kjo ishte e pranueshme, nëse BDI-ja nuk do të ishte brenda qeverisë. BDI-ja nëpërmjet një reagimi publik pranoi të dalë nga qeveria, nëse opozita i voton ndryshimet kushtetuese, edhe pse nuk është ende e qartë së nëse dalin nga qeveria, çfarë do të bëhet me premtimin kryesor të zgjedhjeve të kaluara – kryeministri i parë shqiptar, për të cilin me këmbëngulje kanë premtuar se do ta realizojnë.

Përveç kërkesave plastike, Mickoski kërkoi nga institucionet evropiane që të garantojnë identitetin maqedonas, të përgatisin një paketë ekonomike për qytetarët dhe bizneset maqedonase, si dhe garanci se Bullgaria do t’i zbatojë vendimet e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, të cilat kanë të bëjnë me të drejtat e maqedonasve në Bullgari.

Maqedonia e Veriut pas 17 vitesh me 19 korrik të vitit 2022 filloi bisedimet qasëse me BE-në me mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare.

Megjithatë, negociatat nuk do të fillojnë derisa të bëhen ndryshimet kushtetuese për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë nga pala e Maqedonisë së Veriut, të cilat për votim në Kuvend kërkojnë dy të tretat e deputetëve, të cilat shumica nuk i ka, prandaj duhet mbështetje nga opozita maqedonase, e cila deri në realizimin e takimit të liderëve kishte qëndrim të betonizuar se nuk do të votojnë për ndryshimin e Kushtetutës.

Nëse nuk bëhen ndryshimet kushtetuese deri në nëntor të këtij viti, procesi eurointegrues i RMV-së rrezikon të bllokohet përsëri.