Borrelli foli për shansin historik të Ballkanit Perëndimor
Në 20-vjetorin e valës më të madhe të zgjerimit të Bashkimit Evropian, përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell, ka përmendur Ballkanin Perëndimor si rajon që ka shansin historik për të lidhur të ardhmen me BE-në.
“Megjithatë, puna jonë e ribashkimit të kontinentit nuk është kompletuar. E dinim para 2022-s dhe e dimë edhe më mirë sot, për shkak të agresionit rus ndaj Ukrainës. Viteve të fundit, miliona evropianë kanë treguar vullnetin dhe shpresën për t’iu bashkuar projektit të BE-së. Ballkani Perëndimor, Turqia, Ukraina, Moldavia e Gjeorgjia kanë dritare historike të mundësisë që të lidhin fuqishëm të ardhmen e tyre me Bashkimin Evropian. Zgjerimi i BE-së është politikë transformuese që rrit sigurinë, drejtësinë dhe demokracinë, duke i rritur standardet e jetesës së evropianëve”, ka thënë Borrelli në një deklaratë të publikuar të mërkurën në faqen zyrtare të përfaqësuesit të lartë.
Ai ka thënë se BE-ja dhe shtetet kandidate bashkëpunojnë për sigurinë e mbrojtjen, që të përballen bashkë me sfidat e shumta gjeopolitike, ndërkohë BE-ja po punon me reformimin e vetvetes.
Ndryshe, kriteret për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian janë shumë të qarta. Në fillim të prillit, Komisioneri Evropian për Zgjerimin dhe Çështjet e Fqinjësisë Oliver Varheyi deklaroi se nuk pret ndonjë ndryshim në kuadrin negociator, përveç realizimin e ndryshimeve kushtetuese.
Ndryshimet kushtetuese nënkuptojnë shtimin e bullgarëve dhe kombeve tjera në Kushtetutë. Megjithatë, negociatat nuk do të fillojnë derisa të bëhen ndryshimet kushtetuese.
- LEXO: IRI: Kosova dhe Shqipëria vendet më pro-perëndimore, ndërsa në Maqedoninë e Veriut u zbut përkrahja
- LEXO: Në BE u arrit marrëveshje për planin 6 miliardësh për rritje ekonomike në Ballkan
- LEXO: Kjo është Deklarata e përbashkët e liderëve të Ballkanit Perëndimor që u miratua në Konferencën BE-Ballkani Perëndimor
- LEXO: Plani i rritjes për Ballkanin Perëndimor: Liderët në rajon të kënaqur që po diskutohet ekonomia, jo politika