Brazil, 10 persona humbën jetën nga përmbytjet

Të paktën 10 persona kanë humbur jetën ndërsa 21 të tjerë janë zhdukur si pasojë e përmbytjeve të shkaktuara nga reshjet e fuqishme në Brazil, transmeton Anadolu.

Reshjet e shiut në shtetin Rio Grande do Sul në jug të vendit shkaktuan përmbytje dhe humbje jetësh.

Në njoftimin e bërë nga Mbrojtja Civile bëhet e ditur se nga përmbytjet e deritanishme kanë humbur jetën 10 persona dhe po vazhdojnë punimet e kërkim-shpëtimit për 21 të zhdukurit.

Në deklaratë thuhet se 1.400 persona janë detyruar të largohen nga vendbanimet e tyre për shkak të përmbytjeve dhe se në rajon janë dërguar ekipe përforcuese.

Me udhëzimet e presidentit brazilian Luiz Inacio Lula da Silva, furnizimet me ndihma humanitare u dërguan në zonat e prekura nga përmbytjet.

Guvernatori i shtetit Eduardo Leite, në një deklaratë në llogarinë e tij në rrjetet sociale, tha se reshjet e dendura të shiut do të vazhdojnë në rajon dhe kërkoi nga qytetarët që të kenë kujdes.