Kovaçevski në GlobSec: RMV si faktor stabiliteti kontribuon për rajon të qëndrueshëm dhe ekonomikisht të fuqishëm

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, në kuadër të vizitës së tij në Bratisllavë, ku po merr pjesë në Forumin Global të Sigurisë GLOBSEK 2023, ku tha se konferenca e këtij viti është jashtëzakonisht e rëndësishme për sigurinë dhe politikën ndërkombëtare në Evropë, transmeton Portalb.mk.

“Konferenca po mbahet në një moment kritik për kontinentin evropian, në një kohë të sfidave të sigurisë dhe shumë sfidave të tjera që lindin nga lufta në kontinentin evropian, e cila u shkaktua nga agresioni ushtarak i Rusisë kundër Ukrainës dhe që lidhet me krizën ekonomike, energjetike, krizën e vlefshme demokratike në pjesën më të madhe të Evropës”, tha Kovaçevski.

Në konferencën e këtij viti marrin pjesë përfaqësues nga mbi 65 vende, përfaqësues të mediave, organizatave joqeveritare të sektorit civil dhe sigurisht ish-liderë shtetesh të cilët do të japin një kontribut të rëndësishëm në diskutimet që po zhvillohen.

“Unë pres që do të diskutojmë sfidat aktuale dhe mënyrat se si po përballemi me krizën, pastaj rëndësinë që Evropa të mbetet e bashkuar, sepse vetëm një Evropë e bashkuar mund të mbështesë luftën e popullit ukrainas për pavarësinë dhe vetpërcaktimin e tij. Megjithatë, një Evropë e bashkuar është gjithashtu e vetmja përgjigje për përballimin e krizave dhe për përballimin e sfidave që dalin nga kjo luftë e vazhdueshme, e cila ka efekte negative si në ekonomi ashtu edhe në energjetikë”, u shpreh kryeministri.

 

Kryeministri doo të marrë pjesë gjithashtu në një panel ku do të diskutohet rëndësia e bashkëpunimit rajonal, sfidat që kemi, por mbi të gjitha mundësitë që kanë vendet e BP përmes nismës së BH-së, përmes procesit të Berlinit dhe përmes anëtarësimit të shpejtë në BE.

“Ngjarjet që ndodhën në kontinentin evropian ndryshuan botën në mënyrë të pakthyeshme gjatë këtij një viti e gjysmë. Ky ishte një sinjal për qeveritë që nëse duam ta fitojmë këtë betejë në aspektin ekonomik dhe energjetik, duhet të bëjmë shumë, të veprojmë në mënyrë urgjente, por të jemi të solidarë, të bashkuar dhe të veprojmë e të veprojmë së bashku. Vetëm në këtë mënyrë, gjatë dimrit të kaluar praktikisht të vështirë, arritëm të përballemi si me krizën energjetike ashtu edhe me atë ekonomike dhe të sigurojmë për qytetarët tanë furnizim të pandërprerë me energjencë, energji elektrike dhe ushqime dhe të sigurojmë burime të mjaftueshme financiare në buxhet, në mënyrë që ata munden që të gjitha funksionet në shtet të financohen pa pengesa”, tha Kovaçevski.

Kryeministri në panel do të jetësë bashku me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama ku do të flasin edhe për aspektet praktike të bashkëpunimit në kuadër të nismës BH për efektet që ka, në radhë të parë efektet pozitive të shkëmbimit ekonomik mes 3 vendeve, i cili, siç tha Kovaçevski është rritur jashtëzakonisht në 2 vitet e fundit.

“Gjithashtu do të diskutojmë edhe kontekstin e sigurisë që rrjedh nga lufta në Ukrainë, por sigurisht edhe zhvillimet në rajonin tonë. Natyrisht, ne do të bëjmë thirrje për qetësimin e të gjitha tensioneve dhe vendosjen e dialogut, që është e vetmja mënyrë për të pasur edhe një herë paqe në Evropë dhe prosperitet ekonomik si para kësaj lufte. Gjatë ditës do të kemi një takim dypalësh me Presidentin e Francës, z. Makron, ku do të diskutojmë tema të rëndësishme që kanë të bëjnë me anëtarësimin tonë në BE, natyrisht edhe bashkëpunimin dypalësh që kemi pasur me Francën që nga dita e parë e pavarësisë sonë”, deklaroi kreu i ekzekutivit të Maqedonisë së Veriut.

Forumi i Sigurisë Globsek është etabluar si platforma më e spikatur në tërë rajonin e Evropës Qendrore dhe Lindore (EQL). Edicioni i 18-të i këtij viti i Forumit synon t’ia rikujtojë botës se ky rajon nuk ka qenë kurrë më vendimtar në sigurimin e stabilitetit global.