Dramë e shkurtër në rastin “Pendikov”: gjyqtari nuk e shtyu seancën, avokatët e të akuzuarit u larguan nga salla për të ndaluar gjykimin

Dëshmia e re e propozuar nga Prokuroria e Ohrit kundër të akuzuarit Ilija Spasevski është dorëzuar në gjykatë për rastin e rrahjes së Hristijan Pendikovit. Për studimin e këtyre provave është kërkuar shtyrja e seancës, por gjyqtari Bojan Martinoski nuk e ka lejuar. Për këtë arsye, avokatët e të pandehurit u larguan nga salla, ndërsa seanca nuk mund të vazhdonte pa ta, transmeton Portalb.mk.

“Na duhet kohë që të studiojmë ekspertizën shtesë, eventualisht angazhimin e një këshilltari teknik dhe më pas të shprehemi. Këtë e kërkoj sepse  nga seanca dëgjimore e të dëmtuarit Pendikov do të varen edhe pyetjet për lëndime të konstatuara”, tha avokati Dimitrija Coboski.

“Kërkesa për shtyrjen e dëgjimit të dëshmitarëve është e pabazuar, aq më tepër që i dëmtuari ka ardhur enkas nga Bullgaria”, tha prokurorja nga PThP Ohër.

“Ajo harron se Pendikov është edhe shtetas maqedonas, se ka obligim të paraqitet vullnetarisht në gjykatë. Fakti që ai aktualisht banon në Bullgari është problem i tij. Nuk është problem për gjykatën dhe mbrojtjen”, u përgjigj avokati.

“Propozimi refuzohet. Në rast se paraqitet nevoja të thirret sërish i dëmtuari, sipas vlerësimit të gjykatës, ai do të thirret sërish. Për shkak të parimeve të efikasitetit vazhdojmë”, tha gjyqtari Bojan Martinoski.

“Kjo cenon të drejtat e të akuzuarit. Për këtë arsye do të largohem nga salla e gjyqit”, tha avokati Dimitria Coboski.

“Dua vokat mbrojtës. Do të ushtroj të drejtën time për të paraqitur mbrojtje përmes një avokati mbrojtës. Kërkoj shtyrje”, tha i akuzuari Ilija Spasevski.

Gjyqi u shty.

Njëzet e një vjeçari bullgar nga Ohri, Hristijan Pendikov, sekretar i klubit bullgar “Car Boris III” në Ohër, më 19 janar është rrahur nga tre persona para një restoranti në qendër të qytetit. Ndryshe, SPB Ohër për informuan se tre sulmuesit e 21-vjeçarit Hristijan Pendikov nga Ohri, anëtar dhe sekretar i Klubit kulturor bullgar “Car Boris III” janë arrestuar dhe pas zbardhjes së rastit do të bëhet kallëzim penal. Pendikov ndodhet në spital, ndërsa SPB Ohër thotë se shkak për rrahjen ka qenë një keqkuptim i ndërsjellë.

Sofja zyrtare në vitin 2019-të kërkonte që Shkupi t’i pranojë kërkesat bullgare se gjuha maqedonase është normë e asaj bullgare dhe se kombi maqedonas është krijuar nga Josip Broz TitoKy kontest bllokoi për dy vite procesin eurointegrues të vendit, me çka Bullgaria gjatë vitit 2021 i vendosi dy herë veto Maqedonisë së Veriut, njëherë në qershor, kurse më pas, më 14 dhjetor të vitit 2021, edhe një herë e bllokoi fillimin e negociatave RMV-BE.

Me ndërmjetësimin e Francës, në RMV dhe Bullgari u votua një propozim për zgjidhjen e problemeve mes bullgarëve dhe maqedonasve, ndërkaq më 19 korrik u zhvillua konferenca e parë ndërqeveritare midis Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë me Bashkimin Evropian. Negociatat nuk do të fillojnë derisa të bëhen ndryshimet kushtetuese, gjegjësisht derisa nuk futen bullgarët në Kushtetutën e RMV-së.