KF Shkëndija si kampion kaloi në fazën e tretë kualifikuese për në Ligën e Kampionëve

Në Rumani, KF Shkëndija arriti fitore kundër ekipit vendas të Steaus së Bukureshtit me rezultat 2-1. Ky rezultat i mundësoi ekipit nga Tetova të kualifikohet për në fazën e tretë kualifikuese për në Ligën e Kampionëve, transmeton Portalb.mk.

Kampionët e Maqedonisë së Veriut edhe pse pësuan gol, Liridon Latifi arriti që në pjesën e parë të barazon rezultatin, 1-1. Në fund të pjesës së dytë, Shkëndija përmes Krstevskit arriti të shënon për rezultatin përfundimtar, 1-2.

KF Shkëndija në fazën e tretë, si faza e parafundit për kualifikim në Ligën e Kampionëve, do të ndeshet me ekipin Karabag. Ky i fundit sot arriti të eliminon ekipin Shelbourne.

Ndeshja e parë Shkëndija – Karabag do të luhet më 5 gusht, ndërsa ajo vendimtarja më 12 gusht. Shkëndija në rast të eliminimit nga faza e tretë në Ligën e Kampionëve, do të vazhdojnë garat në fazën e fundit play-off të Europa League.

Ndryshe, KF Shkëndija po merr pjesë në garat evropiane si kampion i Maqedonisë së Veriut në sezonin 2024/2025. Ata në fazën e parë kualifikuese arritën të eliminojnë TNS-në, ndërsa në fazën e dytë Steaun e Bukureshtit.