RMV, nesër hapet mundësia për aplikim për Çmimin shtetëror “23 Tetori”

Ministria për Kulturë dhe Turizëm në Maqedoninë e Veriut do të pranojë aplikime prej nesër në konkursin për ndarjen e çmimit shtetëror “23 Tetori”, raporton Portalb.mk.

“Informojmë se Këshilli për ndarjen e çmimit shtetëror “23 Tetori” ka publikuar Konkurs për ndarjen e çmimit shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025”, njoftoi Ministria, duke theksuar se konkursi do të jetë i hapur deri më 20 gusht.

Këtë çmim mund të fitojnë individët, grupet krijuese, institucionet, shoqatat tregtare dhe shoqatat e qytetarëve, ata që kanë kontribuar në shkencë, kulturë, arsim në mbrojtje të interesave shtetërore.