KF Shkëndija në muajin korrik do të fillojë ndeshjet për kualifikim në Ligën e Kampionëve
Shorti i hedhur sot në Nyon vendosi që kampionët e Maqedonisë së Veriut, KF Shkëndija, ndeshjet për kualifikim në Ligën e Kampionëve 2025/26 t’i fillojnë me ekipin The New Saints, raporton Portalb.mk.
“Shorti i sotëm në selinë e UEFA-s në Nyon solli një emër të njohur për kuqezinjtë. KF Shkëndija në raundin e parë të Ligës së Kampionëve do të përballet me kampionin e Uellsit, The New Saints FC (TNS), një skuadër që e kemi përballuar edhe në të kaluarën”, deklarojnë nga Shkëndija.
Këto dy ekipet ishin përballur në vitin 2018, ku KF Shkëndija kishte arritur të fitojë me rezultat të përgjithshëm 5:4.
Këto dy ekipe do të përballen fillimisht në Uells më 8/9 korrik, ndërsa kthimi në Shkup një javë më pas.
Rabotniçki nga Maqedonia e Veriut në ndeshjen e parë për kualifikim në UEFA Europa Conference League do të përballet me Torpedo Belazin nga Bjellorusia. Ndeshja e parë do të luhet m10 korrik, ndërsa kthimi pas një jave.
Vardari si fitues i Kupës ë Maqedonisë, ndeshjet për kualifikim në Ligën e Konferencës do t’I fillojë me La Fioritën e San Marinos.
Ndryshe, në Ligën e Parë gjatë sezonit 2025/2026 do të marrin pjesë pesë ekipe shqiptare: Shkëndija e Tetovës, Struga, Shkupi, Arsimi dhe Bashkimi i Kumanovës.
Në sezonin 2024/2025 kampion në Ligën e Parë u shpall Shkëndija e Tetovës, ndërsa fitues i Kupës së Maqedonisë 2025 është Vardari.