Liga e Parë dhe e Dytë në Maqedoninë e Veriut do të ndryshojnë prej sezonit 2026/2027

Federata e Futbollit në Maqedoni (FFM) ka vendosur që nga sezoni 2026/2027 të ketë më pak numër të ekipeve pjesëmarrëse. Federata sqaroi që Komisioni i përbërë nga Agim Ibrahimi, Igor Frangovski dhe Sasho Zdravevski do të analizojë dhe propozojë mënyrat për kualifikimin dhe eliminimin nga ligat e ndryshme, transmeton Portalb.mk.

“Këshilli drejtuese e miratoi propozimin për ndryshimin e sistemit të ndeshjeve për sezonin garuese 2026/2027, ashtu që në Ligën e Parë do të zvogëlohet numri i ekipeve nga 12 në 10, ndërsa në Ligën e Dytë nga 16 ekipe në 14 ekipe”, sqaroi Federata.

Këshilli vendosi që balotazhi për kualifikimin në Ligën e Parë në futbollin e femrave, Reçica – Vardar, të luhet më 28 maj në Shkup.

“U përzgjedh kompania për realizimin dhe pajisjen e dhomës VAR, si një pjesë ë procesit për zbatimin e sistemit VAR në Ligën e Parë në Futbollin e Maqedonisë”, raportoi Federata.

Federata ndër të tjera vendosi që Kiril Izvor të udhëheq përfaqësuesen e femrave të Maqedonisë U-19, ndërsa Astrit Merko te U-15.