Janevska: Rreth 1.800 nxënës nga Trubareva po e ndjekin mësimin online
Rreth 1,800 nxënës nga katër shkollat në Trubarevë, Komuna e Gazi Babës, po ndjekin mësim online, informoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska, transmeton Portalb.mk.
“Për kënaqësinë time të madhe, mësimi po zhvillohet pa asnjë pengesë. Rreth 1,800 nxënës nga katër shkollat në Trubarevë po ndjekin mësim online dhe deri më tani nuk kemi pasur asnjë ankesë”, tha Janevska, duke iu përgjigjur pyetjeve gazetareske.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) paraprakisht informoi se mësimi në shkollat fillore “Krum Toshev”, “Njegosh”, “Vera Jocic” dhe “Naum Naumovski Borce” në Gazi Babë do të mbahet online këtë javë për shkak të zjarrit që shpërtheu në Trubarevë të shtunën. Vendimi u mor në një seancë të jashtëzakonshme qeveritare.