I dyshuari kryesor për vrasjen në Duqanxhik u arrestua në Kosovë

Alsat mëson ekskluzivisht se policia sot ka arrestuar Rami Kuçin i dyshuari i parë për vrasjen e 26 vjeçarit A.M. në mbrëmjen e 6 shtatorit në Duqanxhik të Shkupit. I dyshuari i dytë mbetet akoma i pakapshëm.

Më 6 shtator Kuçi në shoqëri të I.S. gjuajtën breshëri mplumbash në drejtim të disa personave. Nga gjuajtja mbeti i vrarë një person ndërsa disa të tjerë u plagosën.

Në një sulm të armatosur që ndodhi mbrëmjen e vonshme të 6 shtatorit në bulevardin “Nikolla Karev”, përkatësisht në Rrugën e Plastikave në Shkup, u vra një 26-vjeçar. Sulmuesit qëlluan nga motori dhe u larguan në drejtim të panjohur.