Studentët e Maqedonisë së Veriut kërkojnë shujta ditore deri 200 denarë, ministrja premtoi shqyrtimin e nismës
Ministrja për Arsim dhe Shkencë ka paralajmëruar shqyrtimin e kërkesës së studentëve që shujta studentore të rritet nga 140 denarë në 200 denarë, transmeton Portalb.mk.
Studentët e universiteteve të Maqedonisë së Veriut sot kanë dorëzuar në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës kërkesën për rritjen e vlerës së shujtës studentore nga 140 denarë në 200 denarë.
Ndryshe, studentët e Maqedonisë së Veriut aplikojnë çdo muaj për shfrytëzimin e shujtës studentore. Këtë të drejtë mund ta shfrytëzojnë studentët e ciklit të parë dhe të dytë në universitet shtetërore e private.
Pas rritjes së çmimeve të biletave për transportin ndërurban për të cilat raportoi fillimisht Portalb.mk, pati reagime edhe nga qytetarët. Ministrja e Arsimit tha se për momentin nuk është prioritet të jepen subvencione për studentët, ndërsa kryeministri tha se do e rishqyrtojnë.
Ndryshe, shtrenjtimi i biletave të autobusëve për linjat ndër-urbane së pari filloi në shkurt të vitit 2022 ndërsa që atëherë çmimet janë shtrenjtuar disa herë. Për këtë problem qytetarët dhe studentët janë ankuar vazhdimisht, por kanë hasur në vesh të shurdhër.
- LEXO: Edhe një goditje për xhepin: U shtrenjtuan biletat për linjat ndërurbane, nga Tetova në Shkup për 50 denarë, nga Kumanova për 30 denarë
- LEXO: Mbeten “të kripura” çmimet e biletave të autobusëve për linjat ndër-urbane në RMV, kompanitë nuk do t’i ulin
- LEXO: RMV, shtrenjtohen sërisht biletat ndër-urbane, studentët e ekspozuar ndaj harxhimeve më të mëdha
- LEXO: Parlamenti studentor i UKM-së kërkoi studentët të mbrohen nga rritja e çmimit të biletave për autobus
- LEXO: RMV, u shtrenjtua çmimi i biletave ndër-urbane, qytetarët: Po pamundësohet jeta në këtë vend