Policia ngriti kallëzim penal kundër dy personave për vrasjen në Rrugën e Plastikave në Shkup
Njësiti kundër Krimit të Dhunshëm i Sektorit për Punë të Brendshme Shkup ka ngritur kallëzim penal kundër R.K. dhe I.S., të dyshuar për kryerjen e veprës penale “vrasje”, lidhur me gjuajtjet më 6 shtator në Rrugën e Plastikave në Shkup.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:30, në afërsi të kryqëzimit të rrugëve “Prohor Pçinski” dhe “Vojdan Çernodrinski”.
“Kallëzimi penal ka të bëjë me ngjarjen e datës 06.09.2026, rreth orës 23:30, në afërsi të kryqëzimit ndërmjet rr. ‘Prohor Pçinski’ dhe rr. ‘Vojdan Çernodrinski’ në Shkup, kur nga një motoçikletë me dy persona është shtënë me armë zjarri drejt një grupi personash. Gjatë të shtënave, A.M. (26) nga Shkupi është goditur me projektil, pas çka është transportuar me automjetin e Ndihmës së Shpejtë në Kompleksin e Klinikave ‘Nënë Tereza’, ku ka ndërruar jetë”, thanë nga Ministria e Brendshme.